Juristi i burgut të Rrogozhinës pozitiv me COVID-19/ Vetëkarantinohen drejtori dhe dy policë

RROGOZHINË- COVID-19 prek edhe administratën e burgut të Rrogozhinës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se i prekuri është juristi i këtij institucioni ndërsa kreu i këtij burgu dhe dy policë janë vendosur në vetëkarantinim. Ndërkohë, Drejtoria e Burgjeve ka komanduar drejtorin e ri Genc Fejzullahu.

Report Tv është interesuar pranë Ministrisë së Drejtësisë e cila e ka pranuar këtë rast duke deklaruar se “ju bëjmë me dije se një nga juristët e IEVP rrogozhinë, pas kryerjes së Tamponit ka rezultuar pozitiv dhe është vetëkarantinuar në mënyrë të menjëhershme”. Ndër të tjera ministria e drejtësisë sqaron se Juristi nuk ka kontakt me asnjë të burgosur pasi është staf civil. 

Ndërsa nga burgu i Rrogozhinës, një nga të dënuarit ka denoncuar më herët në një komunikim telefonik me Report Tv se Juristi ka pasur takim këto ditë me së paku 50 prej tyre. Më tej, ai thotë se ndodhen në kushte të vështira dhe vetëm sot një i burgosur është përcjellë për në spital me barrelë, por atyre u kanë matur vetëm temperaturën.

"Juristin e kemi takuar 50 prej nesh këto ditët e fundit. Ndërsa dje pasi ai rezultoi pozitiv na matën temperaturën, por ajo do ditë, nuk kuptohet me temperaturë. Sot morën njërin me barrelë, dyshohet se është me COVID-19, por nuk e dimë. Kushtet këtu nuk janë të mira", tha i burgosuri për Report TV.

Për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në burgje si masa paraprake janë bllokuar  takimet me familjarët si dhe për stafin që punon në ambientet e IEVP është kërkuar respektimi i masave mbrojtëse.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia