LONDER - Projekti i ardhshëm i këngëtarit Justin Bieber, nuk ka të bëjë fare me këtë botë, pasi ai është regjistruar për t’u bërë astronaut. Bieber është VIP-i i fundit që i bashkohet misionit hapësinor të Richard Branson, Virgin Galactic.

Të tjerë janë edhe Leonardo DiCaprio dhe Ashton Kutcher. Mësohet se Bieber ka dhënë 250 mijë dollarë për t’u bërë pjesë e projektit. Organizatori Branson shkruajti në adresën e tij në Tëitter: Më vjen mirë që @justinbieber dhe @scooterbraun  janë hyrjet tona të fundit. Urime! Shihemi atje lart.”

Të tjerë të famshëm që mendohet se do t’i bashkohen grupit janë edhe Brad Pitt e Angelina Jolie dhe Beyonce e Jay Z që duan të regjistrojnë videon e parë muzikore në hapësirë. Virgin Galactic e bëri udhëtimin e saj të parë në muajin prill dhe vitin që vjen, do të jetë e hapur të marrë pasagjerë të ndryshëm.

Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)