Justin Bieber i pamëshirshëm, foto
duke u puthur me të dashurën e re

Justin Bieber i pamëshirshëm, foto<br />duke u puthur me të dashurën e re
Justin Bieber ka treguar se nuk ka pikë mëshire për fanset femra që u 'qan' shpirti për të qenë pranë tij. Ditën e sotme artisti kanadez shpërndau në Instagram një foto, ndërsa puthej plot pasion me të dashurën e tij, modelen simpatike Hailey Baldwin.

Ylli 21-vjeçar e priti vitin 2016-të pranë bukuroshes 19-vjeçare në Karaibe. Dy të rinjtë janë puthur pa u përpjekur të fshihen nga sytë e njerëzve dhe s'kanë kursyer as postimet provokuese në rrjete sociale. Bieber dhe Baldwin janë përfolur edhe më parë për një lidhje, fjalë që janë mohuar nga ana e të dyve. "Jemi vetëm miq.

E kam njohur për një kohë të gjatë Justin, që kur isha 13 vjeç," tha modelja rreth një vit më parë. "Po përpiqem të jem një shoqe e mirë dhe të jem pranë tij për ta mbështetur, por të gjithë hamendësojnë për gjëra që nuk ekzistojnë.

Në këtë botë jetojmë," është shprehur 19-vjeçarja. Por ja që 'ku ka tym ka zjarr' dhe mes të dyve nuk paska patur vetëm miqësi. Po me kë po tallemi fundja. Shoqe me Justin Bieber?!




Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

3/4
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'