Këngëtarja Adele është bërë gjithashtu pjesë e protestës “Women’s March” që u zhvillua në Los Anxhelos. 29 vjeçarja ka postuar në Instagram një foto ku shfaqej me aktoren Cameron Diaz dhe Jennifer Lawrrence të cilat ndodheshin në protestë.
/Shqiptarja.com
“Njerëzit me më shumë influencë në jetën time kanë qenë gra. Të afërmet e mia, shoqet, mësueset, koleget, idhujt. Jam shumë e dhënë pas këtyre grave”, është shprehur ajo duke shtuar se “ I adhuroj dhe kam nevojë për to çdo ditë e më shumë. Jam shumë mirënjohëse që jam femër dhe s’do ta ndryshoja për asgjë në botë” shprehet këngëtarja Adele.
Ajo thotë që dëshiron atë që është më e mira për njerëzit edhe pse nuk jemi në një mendje se cila është e mira.
Redakisa Online
A.Gj/Shqiptarja.com











