Kënga më e fundit e saj me titull Soul Killa, një prodhim që rezultoi shumë i sukesshëm, ka angazhuar dhe frymëzuar mijëra fansa të këngëtares të krijojnë 'covera', vizatime, të kërcejnë e të 'çmenden' me hitin e tyre të preferuar për t'ia adresuar më pas Encës.
Këngëtarja që momentalisht numëron më shumë ndjekës se çdo këngëtar tjetër shqiptar në Instagram, ka hapur një konkurs në bashkëpunim me Arkiva Shqip, ku fansat e saj mund të dërgojnë punimet e tyre me këtë këngë dhe fituesi fatlum do të dalë në klipin e ardhshëm të bukuroshes.
Konkursi fillon sot (20 korrik) dhe vazhdon deri më datë 10 gusht, ndërsa çdo fotoje apo videoje i duhet bashkangjitur hashtagu #SoulKilla. Më datë 31 gusht do të shpallet fitues personi që ka marrë më shumë like.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)