Këngëtarja Linda Halimi
rrëfehet: Si kam humbur 50 kg

Këngëtarja Linda Halimi<br />rrëfehet: Si kam humbur 50 kg
Përfaqësuesja jonë në Eurovision, Linda Halimi tashmë me një fizik shumë të bukur ka treguar se cila ka qenë dieta e saj që e ka ndihmuar të humbasë 50 kg.

Të gjithë e mbajmë mend Lindën në debutimet e saja të para ku sigurisht që është shumë ndryshe nga ajo ç’ka është sot.  Këngëtarja falë palestrës, dietave të rrepta që ndjek si dhe vullnetit të fortë që ajo ka pasur ka bërë që të jetë në formën e saj më të mirë.

Linda nuk ushqehet me karbohidrate pas orës 5 të pasdites si dhe picën, ushqimi e preferuar të shumë vajzave ka 5 vite që nuk e konsumon.
 
Ajo thotë se për hidratim konsumon rreth 1.41 litër ujë në ditë.
 
Mëngjes: 3 vezë të skuqura me një filxhan me kërpudha të pjekura në skarë, qepë dhe speca. 1 gotë lëng portokalli.
 
Dreka: 1 vezë të skuqur me një filxhan oriz të mbushur me kërpudha të skarës, qepë dhe speca. Ushqim të shpejtë (Snack): 1 filxhan me mix manaferrash, çaj mente ose çaj jeshil.
 
Darka: Smoothie me qumësht bajamesh, manaferrash ose ananasi.
 
Pas darke: 1 tas me 60 ml kos dhe mix manaferrash.
 
Linda thotë ndër të tjera se para se të bëjë palestër ose të ngjitet në skenë, ha makarona ose rizoto (oriz).

 
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron