Këngëtarja e njohur, Beyonce Knowles, ka zbuluar një sekret të jetës së saj. Këngëtarja me famë botërore mësohet të ketë dhe një gjysmë-motër, të cilën babai i saj e kishte me një prostitutë.

Ajo është vogëlushja Koi, 7 vjeçe, e cila është fryt i një lidhjeje të Mathew Knowles me një striptiste dhe femër shoqëruese të quajtur TaQoya Branscomb. Këngëtarja ka zbuluar se është bërë edhe testi i ADN, i cili ka dëshmuar se Mathew është babai i vërtetë i Koit.

Mathew asnjëherë nuk kishte pranuar Koin e vogël, ndërsa nga nëna e Beyonce, Tina Knowles, ishte ndarë në vitin 2009, ku shkak ishte pikërisht ky fëmijë që do vinte në jetë nga lidhja jashtëmartesore.

d.c./shqiptarja.com