Kërcënimet me jetë të PD nga
Sali Berisha te Arbjola Halimi

Kërcënimet me jetë të PD nga<br />Sali Berisha te Arbjola Halimi
Partia Demokratike nuk përmbahet. Opozita shqiptare duket se e ka përjetuar dramatikisht rrëzimin e mitit të liderit të saj historik, Sali Berishës, i cili ditën e hënë iu fsheh forcave të policisë, duke u paraqitur me urgjencë para kryetarit të komisionit hetimor për çështjen e “CEZ”, Taulant Balla.

Edhe pse Berisha refuzoi të bënte betimin dhe shpërtheu në sharje ndaj deputetit Balla, detyrimi me polici për t’u paraqitur në komisionin hetimor, duket se ka zbehur dhe rrëzuar mitin prej “të paprekshmi” të Berishës në sytë e demokratëve.

Ndërkaq, mënyra se si Taulant Balla e trajtoi Berishën në komision, ku në fund të dëshmisë e urdhëroi të dilte jashtë, ka tërbuar ithtarët dhe besnikët e Sali Berishës në Partinë Demokratike.

Si asnjëherë më parë, një deputete e Partisë Demokratike, konkretisht Arbjola Halimi, ka propozuar ngritjen e një aleance për të tërhequr zvarrë Taulant Ballën, i cili mori në pyetje ish-kryeministrin.

Deputetja demokrate, në mënyrë të hapur, ka bërë thirrje dje për të dhunuar kolegun e saj në Parlament, deputetin Taulant Balla, me pretendimin se ky i fundit kishte përdorur një gjuhë enveriste nga Sali Berishës.

“Aleanca për të tërhequr zvarrë Taulant Ballën për gjuhen enveriste të përdorur në Kuvend. Unë jam e para”, shkruan deputetja e PD. 

Kërcënimet me jetë të Partisë Demokratike
 
1. Kërcënimi i deputetes Arbjola Halimi, 14 Dhjetor 2016
“Aleanca për të tërhequr zvarrë Taulant Ballën për gjuhen enveriste të përdorur në Kuvend. Unë jam e para”.
 
2. Kërcënimi nga RD, gazeta e PD, 13 Dhjetor 2016
“Rama është frikacak edhe kur keqpërdor policinë. Nuk kishte faj. Çonte policë për shoqërimin e Berishës atje ku ai nuk ishte. Berisha ishte në zyrë, Rama ja dërgonte shkresën në adresën e shtëpisë. Më ka çuar nëna me larë gojën, i thonë kësaj. Megjithatë mirë ka bërë sepse Rama e di se ku mund të përfundojë me këto shkelje të ligjit dhe nuk i bëjnë punë as mercenarët e krimit që mban rreth vetes dhe as makina e blinduar”.
 
3. Kërcënimi i Berishës, 12 Dhjetor 2016
“Qëndrimi i tij më 21 Janar ka shënuar një pikë kthese në qëndrimin e jetës time sepse nuk e kisha konceptuar kurrë si armik. Unë deri atë ditë nuk e kisha konceptuar kurrë si armik. Por të nesërmen, në qoftë se ai nuk do të përmbahej, ai nuk do të ishte më. Kjo ishte. Dhe ky do ishte vendimi më i dëshpëruar i jetës time. Por, e imponoi, sepse ai u soll si armik.

Ai më rrethoi mua, më rrethoi me qëllimin që të vinte dhe të mbante një fjalim te zyra ime, gjë e cila nuk ndodhte kurrë në të gjallë timen. Kjo ishte tejkalim i çdo lloj kufiri. Të nesërmen u zotua sërish, por të nesërmen mori atë paralajmërim që meritonte dhe e mori me seriozitetin më të madh”.
 
4. Kërcënimi i Berishës, 25 Prill 2016
“Ndaj dhe i them Edi Ramës se armët nuk duhet t’i ketë kurrë frikë një qeveri e një vendi të lire, por ta ketë të qartë se do t’i duket lule ‘98-ta çfarë do mund t’i ndodhë nëse ndërsen bandat e armatosura të tij. Pse e them këtë?

Sulmet ndaj institucioneve janë gjithmonë të papranueshme. Prandaj po dal aty. E them këtë se në ‘98-tën bëra gjithçka për ta kontrolluar, por nuk e kontrollova dot, por të jesh e sigurt që nga 98-ta e mbrapa, kush më nuk mund t’i kontrollojë. Po them nëse përsëritet, nëse përdor bandat e veta kundër opozitës e kam fjalën”.
 
5. Berisha, 21 Prill 2016
“Unë kam një kërkesë për shqiptarët sot: Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, për sigurinë e tyre, të armatosen, të sigurojnë armë. Të armatosen të gjithë qytetarët që duan të mbrojnë veten e tyre. Dhe tani, sapo përmenda fjalën “armë”, ju ngritë nga frika, ju ka hyrë frika deri në palcë”.
 
6. Berisha, 15 Prill 2016
“Së pari, për të paralajmëruar Edi Ramën, se në rast se një qime floku, pëson akademiku Mynyr Koni, ose djali i tij, akademiku Dhori Kule ose familjarët e tij, ose cilido akademik në garë, në mënyrë absolute ta marrë si ultimatum, do të përgjigjet ai personalisht dhe as Gregu dhe askush tjetër. Do të përgjigjet në mënyrë personale”.
 
7. Berisha, 3 Mars 2016
“Seanca e kaluar mund të çonte në një konflikt të hapur. Ju na provokuat duke sjellë një vrasës në Kuvend. Çdo deputet i opozitës është duke menduar për një zgjidhje përfundimtare. Provokimi i ulët që i bëtë opozitës duke i sjellë vrasësit në Parlament për të votuar për ministrat tuaj është një akt që detyron çdo deputet të opozitës të mendojë për një zgjidhje finale dhe përfundimtare.

Cila është ajo, është tjetër punë. Por akte të tilla, pas dy vitesh debat kryesor krimi dhe vetëm krimi, krimi dhe dekriminalizimi janë aktet më të shëmtuara në të cilën një mbështetës krimi kryesor që është Edi Rama me dy tre gjykatës marrin përsipër të zhysin vendin qoftë dhe në konflikt të hapur civil, me mungesën totale të përgjegjësisë”.
 
9. Berisha, 22 Shtator 2015
“Është ky rasti t’i themi sot kryemafiozit Rama se demokratët, as ti as etërit e tu biologjikë e politikë dhe as vrasësit e t’u me dhe pa uniformë nuk mundet kurrë t’i trembin, t’i themi se mos i provoko dhe zemëro demokratët se siç të kanë treguar njëherë vrimën e miut, ata janë gati të ta tregojnë përsëri, sa herë që ti të mendosh se mund t’i kërcënosh”.
 
10. Berisha, Qershor 2013
“Erdhe në Kavajë, hoqe maskën, tregove veten i biri i të atit, por Kavaja të njeh mirë. Ty që të tmerron përmendorja e heroizmit të Kavajës dhe shqiptarëve, sikur të imagjinosh një monument të bërë copa, do imagjinosh veten tënde pa këpucë i zbathur duke ecur mbi ato copa”.
 

dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin