Kërcënimi i Shullazit, mbrojtje
për Lulzim Bashën dhe Ademin

Kërcënimi i Shullazit, mbrojtje<br />për Lulzim Bashën dhe Ademin
Kërcënimi i Shullazit, mbrojtje për Bashën dhe Ademin, Masat mbrojtëse konfliktojnë Ministrinë me Prokurorinë Emiljano Shullazi, i cili u tha se i shpëtoi një atentati pak ditë më parë, vijon të prodhojë konflikt mes qeverisë dhe opozitës, po ashtu mes policisë dhe prokurorisë. Dy ditë më parë, pranë Krimeve të Rënda është depozituar një kallëzim për një mesazh të nisur në drejtim të kreut të opozitës, Lulëzim Basha, mesazh i nisur, në fakt, nëpërmjet deputetes së Partisë Demokratike, Voltana Ademi. E ndërsa prokuroria përgjatë ditës së djeshme ka nisur punën për verifikimin e vërtetësisë së mesazhit, palët politike janë përfshirë sërish në konflikt, por kësaj herë mbi marrjen në mbrojtje të kreut të dy personave të kërcënuar nga Emiljano Shullazi.

Prokuroria ka bërë me dije se e ka dokumentuare rastin dhe e ka paraqitur tek Drejtoria e Mbrojtjes, për të ndërmarrë një vendim në bazë të asaj që vendos Komisioni i Posaçëm brenda kësaj Drejtorie. Mirëpo, ndërsa u bë me dije që orëve të para të ditës së djeshme, ishin rritur masat e sigurisë për Lulzim Bashën dhe familjen e tij, lajmi është përgënjeshtruar mbrëmë nga Ministria e Brendshme. Këta të fundit pretendojnë se nuk ka patur asnjë kërkesë nga Prokuroria, por nga grupi i shoqërimit të Bashës për shtim të numrit të gardistëve.

Mbrojtja 
Sipas të dhënave jo zyrtare policore u bë e ditur se që në mëngjesin e djeshëm, Lulzim Basha është marrë në mbrojtje nga efektiv të ROS. Madje, po ditën e djeshme, janë parë masa shtesë, jo vetëm në vendet e qëndrimit të kreut të opozitës, por edhe në zonën ku banon familja e tij.

Gjithçka u tha se ndodhi pas kërcënimit që Emiljano Shullazi, i delegoi nëpërmjet deputetes Ademi, ku Shullazi dhe deputetja gjendeshin në të njëjtin ambient lokali, në afërsi të “21 Dhjetorit”. Ndërsa prokuroria, që po merret me çështjen ka nisur hetimet, është mësuar se si Basha ashtu edhe Ademi janë marrë në mbrojtje. Sipas të dhënave, saktësohet se deputetja, ka qenë e shoqëruar në momentin që është thërritur nga Shullazi i cili jo vetëm që i ka kërkuar t’i përcillte Bashës mesazhin që mos të ia përmendte më emrin, por edhe ka shtuar: ‘Ndryshe-thuaj-mos të dalë as në papafingo”.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 janar 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja