Në reagimin e posaçëm, Universiteti i Tiranës saktëson se takimet e rektorit në detyrë Dhori Kule dhe atij aktual Mynyr Koni kanë qenë zyrtare dhe se ministrat përkatës kanë marrë përgjegjësitë institucionale për kërcënimet e bëra nga Shullazi.
Universiteti sqaron se, Kule dhe Koni janë takuar me Saimir Tahirin dhe Lindita Nikollën, duke ndjekur kështu rrugën zyrtare për zgjidhjen e problemit.
Ja njoftimi për shtyp
Sqarim lidhur me lajmin e shpërndarë në disa media mbi takimin e zhvilluar me Ministrin e Brendshëm, Ministren e Arsimit dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit me rektorin e Universitetit të Tiranës dhe dekanin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, kandidatin për rektor Mynyr Koni:
Në takimin zyrtar që rektori i UT-së dhe kandidati për rektor ka zhvilluar me Ministrin e brendshëm, Ministren e Arsimit dhe drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, ju informojmë se ky takim ka qenë zyrtar dhe rruga e zgjedhur për t’u përballur me problematikën e shfaqur gjatë procesit zgjedhor në UT ka qënë vetëm ajo zyrtare.
Institucionet e përfaqësuara në këtë takim kanë marrë përsipër përgjegjësitë e tyre institucionale.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
