GJERMANI - Lubitz nuk është një emër shumë i shpërhapur në zonën e Montabaur në Gjermani, qyteza e origjinës së pilotit përgjegjës për katastrofën ajrore të GermanWings, dhe dikush në këto orë ka filluar të sulmojë të gjithë ata që quhen kështu, me fyerje dhe kërcënime telefonike.

“Nuk kemi të bëjmë fare me atë- përgjigjet një zonjë- kam vetëm fatin e keq të të paturit të njejtin mbiemër me 27 vjeçarin.”
 
“Po na sulmojnë, prej orësh marrim kërcënime e fyerje telefonike. Gjyshi im është 80 vjeç dhe gjëra të tilla nuk i bëjnë mirë”. “Jeni prindër të Lubitzit të mallkuar, natën e mirë”, thotë zëri i telefonatës anonime. “Tingëllon si një kërcënim për vdekje, mendojmë të njoftojmë policinë”-ka shtuar.
 
“Nuk jemi prindër të Andreas Lubitz e nuk do të donim të ishim”, është përgjigjur një tjetër person që rezulton me të njëjtin emër në numeratorin telefonik.
 
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)