Kërcënoi ish-deputeten e PD, Ademi
Shullazi pritet t'i shpëtojë akuzës

Kërcënoi ish-deputeten e PD, Ademi<br />Shullazi pritet t'i shpëtojë akuzës
Emiljano Shullazi, njeriu që dy ditë më parë u përmend dhe nga ambasadori i SHBA Lu se i ka shpëtuar drejtësisë për disa vepra penale, tashmë pritet ti shpëtojë akuzës edhe për kërcënimin që ai dyshohet se i ka bërë ish-deputetes së PD Voltana Ademi.

Sipas akuzës, kallëzimi i ish-deputetës Voltana Ademi tashmë me detyrën e kryetares së bashkisë së Shkodrës, do të pezullohet pasi nuk gjendet asnjë provë që fakton që i dyshuari Shullazi e ka kërcënuar atë apo kreun e PD-së.

Edhe pamjet filmike të lokalit ku mendohet se Shullazi ka takuar Ademin, duke e porositur që kryetari Basha të ketë kujdes nuk punonin. Si dhe dëshmit e personave të tjerë, në asnjë rast nuk thonë se ishte vet Shullazi që e takoi Ademin, por një person tjetër i cili gjatë deklarimeve ka thënë se nuk e ka kërcënuar. Për këtë fakt, prokuroria do të pezullojë dosjen për mungesë të provave.

Në fund të janarit të këtij viti, pas disa denoncimeve të PD-së për lidhjen e ministrit Tahiri me Shullazin, ish-deputetja e PD-së Ademi është takuar nga Emiljano Shullazi në një lokal, ku ky i fundit i ka thënë se duhet të ketë kujdes Basha kur flet.
ademi
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Arinaldo Rrapaj prezantohet në Ukrainë, Partizani arkëton 900 mijë euro nga shitjet

Zyrtare/ Arinaldo Rrapaj prezantohet në Ukrainë, Partizani arkëton 900 mijë euro nga shitjet