Një 20 vjeçar nga Lezha u arrestua nga policia e Tiranës, teksa ishte shpallur në kërkim për vjedhje.
Në pranga përfundoi Ndue Koleci, i cili fillimisht i ka bërë rezistencë policisë. I riu u arrestua në zonën e Tiranës së Re.
“Ky shtetas është kapur nga agjentët e Komisariatit të Policisë nr 3, pas informacioneve që disponoheshin se fshihej në zonën e “Unazës së Re” Tiranë. Në momentin kur agjentët e policisë janë afruar për ta ndaluar, shtetasi Ndue Koleci, i ka bërë rezistencë punonjësve të policisë duke u larguar me vrap dhe është ndjekur prej tyre duke përshkruar një distancë të caktuar rruge nëpër rrugicat e lagjes”, sqaron policia.
Për këtë shtetas, Gjykata e Tiranës, me vendimin Penal të datës 05.05.2016, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhje në bashkëpunim”.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com