Këshilla për buzëqëshje magjike
ja si mund të zbardhni dhëmbët

Këshilla për buzëqëshje magjike<br />ja si mund të zbardhni dhëmbët
Të gjithë ne ëndërrojmë të kemi dhëmbë të bardhë, megjithatë jo çdo buzëqeshje është aq e bukur sa do donim.
 
Zbardhja e tyre prej kohësh i është lënë në dorë pastës së dhëmbëve, por ka shumë gjëra të tjera që mund të bëhen në këtë drejtim.
 
Një dentiste shpjegon për The Mirror se produktet standarde që përdoren për zbardhimin e dhëmbëve kanë efekt sipërfaqësor dhe nuk munden të ndryshojnë ngjyrën e brendshme të dhëmbëve.
 
Sipas doktoreshës Ada Cooper një element i rëndësishëm që kontribuon në bardhësinë e dhëmbëve është peroksidi. Ndërsa shton se ka edhe një metodë që është shumë më pak e kushtueshme pasi mund të realizohet në kushte shtëpiake. Një xhel i veçantë, disa shirita dhe një mburojë çamçakëzi që duhet të mbahen gjithë natës.

Dentistja thotë se dhëmbët e bardhë nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht dhëmbë të shëndetshëm.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'