Rebeka Rexhepi,  vajza 18-vjeçare që humbi jetën pas një beteje 2-vjeçare me kancerin, gjatë atyre ditëve të vështira, pati mundësinë të reflektojë për gjërat që kanë vërtet rëndësi në jetë.

Në një status të publikuar 2 vite më parë në Facebook, pikërisht në periudhën që Rebeka i ishte nënshtruar një terapie intensive për të mundur sëmundjen e tmerrshme, ajo i mësonte njerëzve ‘si të jetonin’ dhe ‘të shijonin ato që kishin’.

Ajo, vetëm 17-vjeç, u thoshte miqve të saj të mos humbisnin kohë me njerëz që nuk ia vlejnë, të largonin energjinë negative nga vetja, të jetojnë jetën, të bëhen pjesë e aventurave, të provojnë gjëra të reja, të mos harrojnë që familja dhe një shpirt i pastër dhe i qetë janë gjërat më të rëndësishme në jetë.

Sa keq që Rebeka u largua nga kjo botë, sa keq që njerëzit nuk e kuptojnë vlerën e vërtetë të jetës, deri në momentin që përballen me sfida të vështira…
rebeka rexhepi
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)