VIDEO/ Ka 13 fëmijë, 28 nipër e mbesa, 'Nana Terezë' rrëfen historinë e jetës: Ç’më thanë në Itali

TIRANË- Nuk arriti të fitonte çmimin e parë në konkursin “Shqipëria ime”, por Mario Zefi, nxënës i klasës së 9-të në shkollën “Mark Çuni” në fshatin Rranxë të Bushatit, fitoi vëmendje të jashtëzakonshme me pikturën e gjyshes së tij.

Përpos talentit të 14 vjeçarit, në portretin e “Nanë Terezës” spikatën veshja tradicionale e zonës, qëndrimi i kësaj gjysheje fisnike dhe rrudhat në fytyrën e saj që reflektojnë jo vetëm vitet që mban mbi supe, por edhe sakrificat për të rritur 13 fëmijë.

85 vjeçarja që bëri shqiptarët të reflektonin për rëndësinë e traditave të vendit, rrëfeu në emisionin “Një nga ne”, historinë e jetës.

Veshjen e malësores refuzon ta heqë, madje e mbajti të veshur, edhe në udhëtimin drejt Italisë.

“Nuk e kam heq qysh që kam dalë prej djepit e deri sot, dhe deri kur të mbyll sytë do e vesh vazhdimisht”, thotë Tereza.

Mes batutave dhe mesazheve domethënëse, Tereza të bën të kuptosh vlerën e jetës.

Ka arritur të bëhet stërgjyshe, ka gjetur forcën për të përballuar vështirësitë ekonomike dhe sëmundjet, është e rrethuar nga dashuria dhe çdo ditë gjen motive për të buzëqeshur.

Si e priti dhuratën e nipit dhe sa orë iu deshën Marios për të finalizuar portretin e gjyshes?  Situatat me të cilat u përball në Itali? Pse refuzon ta heqë veshjen tradicionale?

Këto dhe shumë të tjera, ndiqini emisionin e plotë“Një nga ne”.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja