Ka ardhur koha t’ia vëmë ne kushtet Bashës dhe jo Rama

Ka ardhur koha t’ia vëmë ne kushtet Bashës dhe jo Rama

Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Dëgjo, Lulzim Basha dhe ju krerët butaforikë të Opozitës reale dhe të asaj fallco!

Vota që ju kërkoni nga ne u duhet kushtëzuar me një çështje gangrenë të pothuajse 30 viteve:

Nëse ti kërkon votën e të djathtës reale, duhet të bësh një pakt luajal  me të djathtën reale të vendit, ish të persekutuarit dhe familjet e viktimave të diktaturës.

Duhet të distancohesh publikisht dhe realisht nga parrulla përdhosëse e idealit demokratik “bashkevuajtës e bashkëfajtorë” që e solli vendin në këtë derexhe.

Nëse ti kerkon votën tonë duhet të krijosh një Task Forcë apo Agjenci Hetimi të mandatuar për identifikimin, kapjen, ekstradimin dhe nxjerrjen para gjyqit të të gjithë kriminelëve të Diktatures kudo që ndodhen, në Shqipëri apo nëpër botë, në shëndet të plotë, në vilat e tyre, nëpër azile apo edhe në shtratin e vdekjes, nënshtetas të huaj apo shqiptarë.

Një Task Forcë të përbërë nga prokurorë, investigues, ekspertë, juristë, diplomatë, me “carta bianca” për të vepruar të pavarur nga askush, veç ligjit.

Nëse ti kërkon votën tonë ky duhet të jetë një kusht paraprak dhe i vetëm për t’u zbatuar sapo të vini në pushtet, në trajtën e një marrëveshjeje të vulosur e firmosur nga të gjithë palët e interesuara në shkëmbim të votës.

Nëse ju nuk e pranoni këtë pakt atëherë nuk do keni kurrë votën e kërkuar!

Nuk mund të lejohet akoma krim pa ndeshkim.

Vetëm një popullatë e përbërë nga zarbo dhe maskarenj do ta lejonte në vazhdimësi këtë mungesë të ndëshkimit.

Dhe të mendosh që bëhet fjalë për KRIMIN më të madh të kryer në tërë historinë e atij vendi kundër vetë popullit të vet!

Kombet dinjitoze e kanë bërë dhe e bëjnë akoma këtë!

Dëshmo që nuk je edhe ti një politikan rrëmbythje si të gjithë ata që kanë drejtuar këtë vend në pothuajse 30 vitet e fundit.

Dëshmoje, Lulzim Basha antikomunizmin që ishte një nga kolonat me të cilat mburrej në fillim ajo PD, përndryshe nuk do kesh fytyrë e as gojë të përmendësh fjalën “diktaturë komuniste, krimi komunist” e të tjera shashka propagandistike që ia hidhni votuesit tuaj.

Shqiptarët NUK kanë qenë kurre “bashkëvuajtës e bashkëfajtorë”, slogani më djallëzor i demokracisë.

Shqipëria nën diktaturë ka pasur njerëz të vuajtur e të dobët nga njera anë dhe kriminelë e fajtorë që i kanë duart me gjak nga ana tjetër, dhe sot në demonkraci ka krim pa ndeshikm.

Nëse nuk ndëshkohet krimi më i madh në historinë shqiptare, nuk do të ketë kurrë as paqe sociale e as rrugëtim të ndershëm demokratik drejt prosperitetit ai vend.

Dhe krimi nuk ndëshkohet me mbledhje e konferenca mbushur me slogane antikomuniste, por me marrjen zvarrë të individeve te denoncuar kriminele të Diktaturës në rrugen e duhur ligjore dhe me mjetet e duhura kudo qofshin dhe përballja e tyre individuale me ligjin për krimet e bëra.

Ka ardhur koha t’ia vëmë ne kushtet Bashës dhe jo Rama, Meta e vargani i politikanëve dalëboje!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ta rrrras lala: 26/12/2020 02:31

    O akrepi pa dhëm tna hash mun o hun. Ti je koti fare o akrepi tare. Po ti more akrep ke qen kapterr pse bon si bole derr more kapterr. Luli është bur zotni mor akrepi pa dhëm vetëm bën der dër e mër mër. Tna hash mun o akrep e ta kesh haram.

    Përgjigju
  • PPP: 25/12/2020 21:49

    Ka ardhur koha t’ia vëmë ne kushtet Bashës dhe jo Rama.Ha!Ha!Ha! KUSHTET I VENDOS AI QE KA ME SHUME PARA...Leke...Evro.

    Përgjigju
  • Ka ardh Koha...: 25/12/2020 21:13

    Ti bejme menderen Bashes....

    Përgjigju
  • Ballisti: 25/12/2020 20:46

    Cfare jane keto kerkesa per nje njeri qe eshte vene nga komunistet dhe mbahet nga komunistet ne poste te ndryshme...ose ti gazetar ke ikur per lesh ose je komunist dhe spiun si ai dhe ata...

    Përgjigju
  • Akrepi: 25/12/2020 18:40

    Besojse kjo deshire qendron tek gjithe te shtipurit nga diktatura komuniste . Mirpo ka nje ndryshim , reagimi ndaj diktatures ne 1990 , dhe reagimi ndaj kesaj diktature sot . Nuk eshte se ne do te kujtohemi ,- si trimat pas lufte -, sepse per te eleminuar nje te keqe , asnjehere nuk eshte von , por pa krijuar nje traum me te rende , e cila mund te sjelle nje luft te te gjithe kundra te gjitheve . Mendojse kjo nderhyrje , mund te filloje me largimin e te gjithe ish fuksionareve dhe sherbetoreve te tyre komunist , nga partite politike , dhe qeverisia . Pastrimi i partive , nga elementi negativ , duhet te jete ne plan te pare . Nese arrihet ky zhvillim , vetvetiu behet edhe pastrimi -lufta - ndaj ish pushtetareve komunist dhe sherbetoreve te tyre ,nga sistemi i ri demokratik . Sa per slloganin , Bashkevuajtes dhe Bashkfajtor , besojse ka sherbier me shume si -qetesus- , se sa mashtrues , ne shoqerine shqipetare te pas nentedhjetes . Pa u hyr ne hak te shtypurve nga diktatura komuniste .

    Përgjigju
  • Noli: 25/12/2020 18:38

    Lul,po nuk fute ne burg keto qe kane vjedhe,do te thote qe dhe ti je si kto. Premto qe do ju maresh pasurine hajduteve dhe te shkojne ne burg. Po se bere kte hap krahun se ka te tjere qe kane vullnet dhe ndershmeri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij