Kaçanik, fiton Besim Ilazi i PDK

Kaçanik, fiton Besim Ilazi i PDK
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar fitoren e PDK-së në Kaçanik.
Sipas kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se kandidati i PDK-së, Besim Ilazi, ka fituar 52.92%, të votave dhe sipas saj, nuk do të ketë balotazh.
Ndërsa AAK ka fituar 20.30%, Vetëvendosje 16.38%, LDK 5.51%, kurse AKR 4.88%.

Qytetarët e Kaçaniku u ishin drejtuar 16 Qendrave të Votimit (QV) me 42 Vendvotime (VV).
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, në një konferencë për media njoftoi se procesi për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Kaçanikut është duke rrjedh normalisht, ndërsa vendvotimet janë hapur në ora 7 të mëngjesit. 

Por, OJQ-të dhe Lëvizja Vetëvendosje thanë që kanë evidentuar shumë shkelje serioze.
Vëzhguesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe komisionerët, në gjithsejt 42 vendvotime kanë vërejtur parregullsi dhe shkelje të ligjit duke u nisur nga votimet familjare, prezencë dhe presion nga ekponentë të PDK-së, bërje fushatë nga anëtar të PDK-së, punonjësve të Komunës së Kaçanikut pranë dhe në qendrat e votimit. 
Një person ka kërcënuar aktivistin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, se nëse nuk i fshin fotografitë e militantëve dhe truprojeve të PDK që ishin brenda vendvotimeve, ai do ta vrasë. 
Aktivistët kërkuan nga zyrtarët e Policisë së Kosovës që t'i përcjellin jashtë oborrit të shkollës, meqenëse ishin të kërcënuar me jetë, por policia u përgjigj se “policia nuk ka të drejtë ta lëshojë qendrën e votimit”.

Monitoruesit e D4D dhe INPO thonë se një numër i konsideruar i qytetarëve nuk janë duke e gjetur emrin e tyre në listat e votuesve. 
Demokracia në Veprim thotë se janë evidentuar raste të tentimit për të votuar me dokumente jovalide dhe kopje. ata shtojnë se një vëzhgues i një subjekti politik po kryen punën e komisionerit, herë duke zëvendësuar komisionerët në spërkatjen e gishtave të votuesve, herë duke u ulur në vendin e kryetarit të Këshillit të Vendvotimit, si dhe duke promovuar publikisht subjektin e tij politik.

Në këto zgjedhje, të drejtë votimi kanë gjithsej 31473 votues. Ndërkaq, për kryetar të komunës së Kaçanikut në këto zgjedhje garojnë pesë kandidatë: Besim Ilazi (PDK), Sahit Bela (LDK), Shukri Luta (Vetevendosje), Kjani Berisha (AKR) dhe Tahir Çaka (AAK).

Zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen për shkakun se Gjykata Supreme e Kosovës kishte vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë kundër kryetarit të Komunës së Kaçanikut Xhabir Zharku. Ai do të vuajë tre vjet burgim për veprën penale të detyrimit.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar