'Mbajti fshehur rastin e një sportisti me doping', Erkand Qerimaj 'shpërthen' kundër kreut të Peshëngritjes: Hajdut, bën turizëm me lekët e taksapaguesve
Erkand Qerimaj dhe Elez Gjoza
Erkand Qerimaj, peshëngritësi kampion ka akuzuar kreun e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjozën, se abuzon me fondet e taksapaguesve dhe prej 2013 e përdor këtë institucion për të bërë turizëm së bashku me familjen.
Shkodrani ngre akuza të rënda në reagimin e tij në kanalet e komunikimit, duke thënë se ka shumë skandale dhe e quan hajdut Elez Gjozën. Veç saj, Qerimaj tregon se FSHP ka mbajtur të fshehur një rast dopingu të një sportisti, kjo për të mbrojtur Federatën dhe vetë Gjozën.
"Skandali i fundit në Federatën e Peshëngritjes, rasti i fundit i një rasti sportist që është kapur me doping eshte mbajtur i fshehur nga federata dhe institucionet per te mbrojtur Federaten dhe Elezin. Mendimi është që urgjentisht Elez Gjoza të japë dorëheqjen e të bëhen zgjedhje të reja. Drejton Federatën që në vitin 2013 dhe ka bërë 3 mandate me shumë skandale. Fondi dhe Federata është për sportistët e tranjerët, jo për të shkuar në xhepat e mëdhenj të presidentit. Ku realizon turizëm me njerëzit e familjes me lekët e taksapaguesve! Shporru nga Federata hajdut", shkruan shkodrani në kanalet e komunikimit.
Akuza të rënda nga Qerimaj, që në Kampionatin Europian të zhvilluar së fundmi në Bullgari zuri vendin e tretë në stilin e shkëputjes dhe i solli Shqipërisë medaljen e radhës, atë të argjendtë.
![](https://shqiptarja.com/uploads/ckeditor/65d7165a1ef11qerimaj.JPG)
Postimi i Erkand Qerimaj
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?
-
Po
26.4%
-
Jo
65.7%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 3678
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Paris 2024/ Ekipi i Shqipërisë gati për ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike (FOTO)
26 Korrik, 17:59
-
Paradoksale/ Kërkohet medalja e parë Olimpike për Shqipërinë, atleti Franko Burraj në 'Paris 2024' pa trajnerin
26 Korrik, 17:05
-
Paris 2024/ Drejt medaljes së parë Olimpike, skuadra shqiptare mbërrin në Francë
24 Korrik, 15:52
-
Sa vlejnë medaljet Olimpike në Paris? Bronzi vetëm 7 euro
23 Korrik, 16:55
-
Paris 2024/ Kërkohet medalja historike, shpresat te Luiza Gega dhe mundja! Kalendari i Shqipërisë në Lojërat Olimpike
22 Korrik, 16:34
-
Boks/ Rekord nga Nelson Hysa, renditet i 11-ti në botë
20 Korrik, 14:28
-
'Paris 2024'/ Hap dyert Fshati Olimpik, të parët mbërrijnë gjermanët! Pas eventit shtëpitë do dhurohen për 6 mijë familje
20 Korrik, 13:52
-
Lojërat Olimpike të Parisit, detajet nga ceremonia madhështore e hapjes! E veçanta që ndodh për herë të parë
18 Korrik, 13:08
-
Lojërat Olimpike, Edi Rama: Krenar për ekipin shqiptar që do të na përfaqësojë në Paris
16 Korrik, 16:31
-
Nelson Hysa kampion Europe, fiton titullin WBO për peshat e rënda! Hedh në tapet me 'K.O' gjermanin Fuchs
12 Korrik, 15:30
-
Vendi ynë ofertë tre herë më të lartë, Giro d'Italia në çiklizëm fillon nga Shqipëria! Të acaruar në Friuli, 'në tavolinë' 18 mln euro
5 Korrik, 16:24
-
Olimpiada 'Paris 2024' në prag, Shqipëria me tetë sportistë! Luiza Gega dhe mundja synojnë medalje
2 Korrik, 17:33