Ka mjekime në shtëpi me ilaçe që bëhen vetëm në spital, Rama-Manastirliu: Është një problem që ekziston (VIDEO)

Të pyetur për situatën e mjekimit nga COVID në shtëpi, edhe me medikamente që duhen bërë në spitale, Kryeministri Rama dhe ministrja Manastirliu e pranuan këtë situatë shqetësuese.

"Është një situatë jo vetëm këtu. Njerëzit priren të marrin shumë ilaçe, megjithëse kjo është diçka që kundërshtohet në mënyrë të vazhdueshme nga autoritet shëndetësore, nga ekspertët. Mesa duket frika, ankthi, nevoja psikologjike i shtyn njerëzit të marrin shumë ilaçe. Ndërkohë që ky virus duhet trajtuar me disa kura bazë pa u turrur për të mbingarkuar. Ne e kemi thënë në mënyrë të përsëritur që më e udhës është që të merret receta e mjekut të familjes. Ka raste abuzimi dhe këtu ishte kulmi i asaj sanitares që ishte sjellë si një monstër e vërtetë duke mashtruar një familje të tërë për të fituar para. Demaskimi i këtyre rasteve është gjithnjë super. Nxjerrja në pah nga ju të këtyre rasteve ndihmon shumë", tha Rama.

"Nuk mund të them që kjo çështje që ju ngritë nuk është shqetësuese edhe për ne. Mbetet një shqetësim elementi që ka të bëjë me protokollet e standartizuara që ne kemi. Kemi protokolle që ndiqen nga mjekët e familjes dhe askush tjetër, për ato në gjendje të lehtë dhe të moderuar. Janë protokolle për tu zbatuar nga mjekë që janë për tu kualifikuar. Sa i përket protokolleve spitalore, mjekët vërejnë se vijnë në kushte të vështira shëndetësore dhe marrin terapi në banesë që në kushte normale duhet të bëhen në spitale. Në parimet e shëndetësisë të mos bësh është e para. Sa i përket trajtimit në banesë janë protokollet specifike vetëm gjendjen e lehtë dhe të moderuar", tha Manastirliu.


Lajmi kryesor:

Rama: Nga java tjetër rrisim gjobat për baret, restorantet e qendrat tregtare! Po studiohen masa të tjera shtrënguese anti COVID (VIDEO)


K.T./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet në Gjermani boksieri Florian Marku

Arrestohet në Gjermani boksieri Florian Marku