Ka një datë, një kohë kur u prish Drejtësia dhe harmonia e të kundërtave në Shqipëri

Ka një datë, një kohë kur u prish Drejtësia dhe harmonia e të kundërtave në Shqipëri

Zef Brozi, ish-kreu i perndjekur i Kasacionit, sot jeton ne SHBA

Kur sheh pas 28 vjetësh liri se sa të vështira mbeten marrëdhëniet njerëzore dhe institucionale mes nesh, në ç’vorbull marramendëse dhe jo problemzgjidhëse vërtitet lodhshëm e pafund çdo gjë; ecejake lutjesh e negociatash ndërkombëtarësh për të arritur një rezultat të mirë për vendin dhe njerëzit e tij, mendon se të punosh dhe të jetosh në Shqipëri, mes vështirësive të përditshme duhet ta duash ose jashtë mase këtë vend, ose, aspak.

Ndoshta në këtë teatër absurd do të ishin edhe vende më të përparuara: Mendoni për shembull Shtetet e Bashkuara të Amerikës me atë larmi njerëzish, racash, ngjyrash, kulturash, fesh e gjinish ku do të ishin nëse nuk do të përqëndroheshin në një dhe vetëm një Bibël e Kuran të shenjtë të kohëve tona moderne: Ligjin. Amerikanë aziatikë, amerikanë afrikanë, amerikanë europianë e indianë, në shumëngjyrshmërinë e ndryshimit të tyre kanë gjetur një harmoni që ta jep vetëm ligji dhe drejtësia si përqëndrim i zgjuarsisë njerëzore për të ekuilibruar të kundërtat e të ndryshmet. Për t’i vendosur ato, me aq sa mundet, në harmoni.

Një dorë e mendje djallëzore në 28 vjet liri ja hoqi këtë mundësi popullit shqiptar. Dhe për këtë ka një kohë, një datë, disa njerëz. Faktet dëshmojnë se çdo gjë nisi me përndjekjen, presionet, deri në largimin e një njeriu: Zef Brozi quhej, ishte student drejtësie në kohë diktature, pedagog i shkëlqyer dhe nismëtar i lëvizjeve për Demokraci pas rënies së regjimit komunist. Në vitin 1995 u përndoq si njeri i Drejtësisë dhe si ish-kreu i “pabindur” i Gjykatës së atëhershme të Kasacionit. Zef Brozi u largua pa kthim në Shtetet e Bashkuara. Atje punon dhe jeton në liri.

Që atëherë çdo gjë ndryshoi në lidhje me Drejtësinë dhe jetën tonë. Që atëherë, i vetmi harmonizues i të kundërtave u vu në shënjestër për të shkatërruar njëherë e përgjithmonë peshoren e një shoqërie në liri. Që atëherë, shqiptarët nuk po gjejnë dot qetësi dhe nuk do ta gjejmë derisa me durim e këmbëgulje kjo peshore e shpartalluar të vihet mirë në funksionim.

Nuk do të akuzoj askënd e nuk do të ofendoj njeri për këtë dëm të pallogaritshëm në prishjen e harmonisë së të kundërtave në Shqipëri. Shumë prej nesh sot shajnë dhe mallkojnë pafund duke harruar se në momente të caktuara, në data, ditë, njerëz e ngjarje, nuk bënë asgjë për të ndalur këtë shkatërrim.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera të përparuara, duke nisur që nga Italia jonë fqinjë, kujtojnë e nderojnë njerëz, data, ngjarje që kontribuan për të lartësuar Drejtësinë e për të ruajtur harmoninë e kudondodhur dhe jetësore të të kundërtave, ne, ne shqiptarët deri tani mund të “festojmë” vetëm data, ditë, njerëz dhe ngjarje se si goditëm, heshtëm, vramë peshoren e drejtësisë. Sot vërtitemi në vorbullën e gjërave që nuk zgjidhen: nuk zgjidhen konflikte politike, institucionale, private, shoqërore, familjare. Nuk zgjidhet asgjë as me frymën e shenjtë dhe vullnetin e mirë të ndërkombëtarëve. Po si mund të zgjidhen nëse kazmën e parë si njerëz të lirë ja vumë Drejtësisë? Ja vumë? Ja vunë njerëz që sot janë të lirë e shijojnë kaosin e krijuar në vendin që ruan qetësinë vetëm falë një grushti njerëzish të mirë. Secili të bëjë listën e tij e të vendosë së kush është në anën e të mirëve dhe kush në anën e të këqinjve në Shqipëri. Eshtë koha për të vendosur e zgjedhur nga cila anë të rrimë. Para 22 qershorit të këtij viti shqiptarët duhet të bëjnë zgjidhjen nëse duam të shkojmë drejt dritës, apo të mbetemi në errësirë. Koha është tani!

 

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drejtesi e varur: 03/06/2020 16:33

    Rrifte Nard Noka koke e nadhe e Kombit

    Përgjigju
  • kriminelisali: 03/06/2020 12:42

    E sakte fare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan