Të gjithë personat që do të dalin për t’u njohur me masat e sigurisë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, nuk do të jenë të mbyllur në kafaz hekuri, por në kafaz xhami
 
Pavarësisht se kjo është një nismë në kuadër të plotësimit të standardeve europiane, duket se implementimi i saj ka shkaktuar probleme.

Gjatë ditës së djeshme ish-deputeti Mark Frroku u ankua se në kafazët me xham nuk arrinte të dëgjonte dëshmitarët për shkak të fonisë. Ai e quajti kafazin me xham si një akuarium.
 
Gjykata e Tiranës pranon problemin me fononinë, por thekson se funksionimi i sistemit të fonisë dhe të dëgjimit nga kafazët me xham, përfundon instalimin total të tij ditën e nesërme më datë 15.09.2016 për të katër kafazet prej xhami, tre në dhomën penale dhe një në dhomën civile.
 
Dy seanca gjyqësore janë anuluar për shkak të problemit të dëgjimit në gjyqe brenda modelit të ri të kafazëve me xham.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë njofton se në kuadër të plotësimit të standardeve europiane në respektim të të drejtave të njeriut mbi gjykimin e personave të arrestuar ose ndaluar, ka kryer një investim në vlerën e 918.570 lekë me TVSH duke kryer rikonstruksionin total të kafazeve ekzistues të dhomës penale dhe civile të kësaj gjykate nga konstruksioni me hekura në atë me xham.

Sipas gjykatës së Tiranës, ky investim është bërë dhe në respektim të një prej rekomandimeve të CEPEJ në raportin e fundit për gjyqësorin shqiptar.
 

kafazet

Si janë bërë
kafazet

kafazet

kafazet

kafazet

kafazet

kafazet

Si ishin
kafazet

kafazet

kafazet

kafazet
 
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com