KAJRO - Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Nabil al-Arabi përkrahu sot idenë e domosdoshmërisë së krijimit të një force arabe deri në shkatërrimin e grupeve terroriste.
Deklarata e al-Arabit u bë gjatë një takimi të zakonshëm të ministrave të Jashtëm të vendeve të Lidhjes Arabe, me qendër në Kajro.
Një prej këshilltarëve të tij kishte paralajmëruar që më 3 mars se krijimi i një force ushtarake arabe do të shqyrtohej gjatë samitit vjetor të kësaj lidhjeje, i parashikuar për më 28-29 mars, në Sharm el-Sheik.
Kohët e fundit, presidenti egjiptian Abdel Fatah al-Sisi ka bërë thirrje për ngritjen e kësaj force arabe të përbashkët që kur xhihadistët e Shtetit Islamik (ISIS) kanë shtrirë ndikimin në Libi dhe kanë shtuar sulmet në Irak dhe Siri./ATSH/
/Shqiptarja.com