Policia Kuftare ka arrestuar mëngjesin e sotëm në Kakavijë një person të shpallur në kërkim.

Kastriot Dida 48 vjeç, banues në Tepelenë, ishte dënuar me 10 vjet dhe 6 muaj burg për trafikim të lëndëve narkotike.

48-vjeçari u arrestua nga Shërbimet Operacionale të Drejtorisë Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër, në afërsi të Piramidës 28 teksa tentonte të kalonte kufirin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com