Kakavijë/ Pala greke ndërpret kalimin në pikën kufitare, ja oraret

Kakavijë/ Pala greke ndërpret kalimin në pikën kufitare, ja oraret

Foto ilsutruese

Për shkak të riparimeve që do të kryhen në sistemet kompjuterike nga pala greke do të ndërpritet kalimi në pikën kufitare të Kakavijës. Ndëprerja do të zgjasë nga ora 16:00 deri në orën 20:00 të ditës së sotme dhe do të vijojë edhe midis orës 04:00-06:00 të ditës së nesërme.

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të bashkëpunimit reciprok me autoritetet policore greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, njoftohemi se sot më datë 23.02.2019 nga ora 16:00 deri në orën 20:00, për shkak të riparimeve që kryhen në sistemin kompjuterik pala greke, do të ketë një ndërprerje të punës nga kjo pikë kalimi. Gjithashtu riparime do të ketë edhe midis orës 04:00-06:00 të datës 24.02.2019.

Njoftohen të gjithë qytetarët dhe subjektet tregëtare që të shmangin oraret e mësiperme me qëllim që të evitohet konfuzioni dhe radhët e gjata. Policia e Shtetit ju falenderon paraprakisht për mirëkuptimin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 24/02/2019 09:30

    Të njejten te beje dogana shqiptare per jorgo qe duan te hyjnë në Shqiperi. “Sy në vend te syrit e dhëmb ne vend te dhembit”

    Përgjigju
  • Toni: 23/02/2019 18:26

    Mos e rruni tashi aty rrini se do vi ministry I ri Po osht I cik zan duke bo plazh ne Durres

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Moskë, arrestohet gazetari i 'Forbes Russia', shpërndau lajmin e masakrës në Buça

Moskë, arrestohet gazetari i 'Forbes Russia', shpërndau lajmin e masakrës në Buça