Kallëzimi, Gjiknuri: Raporti i
KLSH një fletë-rrufe e Berishës

Kallëzimi, Gjiknuri: Raporti i<br />KLSH një fletë-rrufe e Berishës
TIRANE- Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri e ka cilësuar kallëzimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, si një fletë-rrufe e dirigjuar nga ish-kryeministri Berisha. Ministri tha se kallëzimi për dëmin ndaj shtetit me zgjidhjen e çështjes CEZ me marrëveshje, nuk ka asnjë element juridik, por është një epilog i Sali Berishës. “Ajo që ndodhi dje me KLSH-në është epilogu i asaj që Berisha ka kohë që e ka paralajmëruar në këtë sallë. Dekonspiroi KLSH ish-ministrin e tij që të bëjë shërbimin e radhës. Si ka mundësi që KLSH komunikoka me ish-kryeministrin dhe ditka që po bëka një raport auditi për këtë çështje.

Raporti është një fletë-rrufe dhe nuk ka as elementët bazë të një kallëzimi. Le të thonë që vendimi i qeverisë për të hapur negociatat dhe për të mbyllur një katrahurë që e keni hapur ju. Disa nga këto shifra që doni të na i vini në kurriz ne, të gjitha ato vlera të krijuara nga keq. Energjetika është gropa më e madhe që latë. Raporti i KLSH një fletë rrufe, nuk keni ku shkoni më këtë fletë rrufe”, tha Gjiknuri. Ministri i Industrisë dhe Energjetikës tha se është ish-kryeministri Berisha ai që duhet të hetohet për marrëveshjen e fshehtë me CEZ në vitin 2012 në zyrën e tij.

“Ju keni bërë marrëveshje okuliste në zyrën e Berishës dhe keni krijuar 8 mln euro borxh e tani na e faturoni ne. Këto duhet të hetoheni prandaj s’gjenit zgjidhje ju.  Në këto dy vjet është bërë më tepër nga ç’mund ta mendonit ju. Më e madhe që e bëtë ju që po pastroni mbani pak erë”, shtoi Gjiknuri. Por nënkryetari demokrat Edmond Spaho, kërkoi sqarime për 37 milionë euro që e ka marrë CEZ-i për kredi.

Deputeti Spaho i ka kërkuar ministrit Gjiknuri të japë dorëheqjen pas raportit të KLSH-së. “Investimet në Shqipëri miratohen nga ERE. Nuk ishit në fillimin e seancës jeni ndodhur në vendin e gabuar. Në kushtet e akuzës nga kontrolli I shtetit. Si ministër duhet të japësh dorëheqjen”,-tha Spaho. Ministri i Financave në fjalën e tij tha se çështja është veç një fletë-rrufe dhe se po përpiqen të përbaltin edhe institucionet ndërkombëtare.

“Çështja është fletë-rrufe politike kjo s’do mend as kalem. Shumë shpejtë e vërteta do dalë. Doemos që kjo luftë e sajuar politike është bërë për tu mbrojtur nga kryetari juaj dhe gjithë ata që janë përfshirë në këtë aferë të ndyrë. Ju çdo ditë krijoni armiq. Ju tani gjeni dhe armiq të jashtëm doni të përfshini BB,  FMN etj që gjoja bashkë me ne kanë bërë komplot.

Ftoj prokurorinë të analizoi çështjen me detaje për të gjithë këtë tragjedi që ata i kanë shkaktuar vendit. Kot mundoheni ta përcillni sa andej këndej. Shumë shpejt do e shihni”, -tha ministri Cani. Kreu i grupit parlamentar të PD ka replikuar ndaj fjalës së ministrit Gjiknuri duke i theksuar se raportin e KLSH nuk e nxori Berisha por nga brenda partisë së tij. “Politika që është ngatërruar zoti ministër ka qenë avokati juaj që e nxori këtë çështje në fakt e nxori kryeministri ju plasi në dorë nuk ju doli ashtu siç duhet.

Nuk e ka nxjerr  Berisha raportin nuk e kemi nxjerr ne Gjiknur, ka kohë që është, ka kohë që vjedhja është bërë”,-tha Paloka. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka tha se mazhoranca nuk është e interesuar për hetimin e çështjes së CEZ-it. Për këtë deklaratë ai ju referua faktit që projektligji i të djathtëve për hetimin ndërkombëtar të skandalit të CEZ ende nuk është futur në programin e Kuvendit. Në seancën e shkuar demokratëve ju refuzua kërkesa që ky projektligj të kalonte me procedurë të përshpejtuar.
 
Hetimi ndërkombëtar i CEZ, mungojnë Berisha dhe Meta, jashtë vendit
Ndërkohë që në parlament diskutohej për hetimin ndërkombëtar të çështjes CEZ, dy njerëzit që kanë këmbëngulur më shumë për lejimin e një hetimi të tillë, Ilir Meta dhe Sali Berisha, nuk ishin të pranishëm në seancë. Kreu i Kuvendit ndodhej në një vizitë zyrtare në Francë, ndërsa ish-kryeministri, në Zvicër në një forum për korrupsionin.

Në kuadër të vizitës së tij në Francë, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë u prit nga Presidenti i Senatit Francez, Gerard Larcher. Ky i fundit vlerësoi progresin domethënës të Shqipërisë si vend jo vetëm frankofon, por edhe kandidat për anëtarësim në BE dhe si një vend me peshë të veçantë në rajonin e Ballkanit, duke veçuar këtu marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë të Shqipërisë me të gjithë vendet e rajonit.

Meta vlerësoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës, dhe në veçanti ato ndërparlamentare janë të shkëlqyera dhe shprehu kënaqësinë e nisjes së fluturimeve direkte mes Parisit dhe Tiranës dhe shprehu vullnetin për të mirëpritur më tepër investime franceze në fushat strategjike të zhvillimit të Shqipërisë. Nga Crans Montana, Sali Berisha kërkoi hetim ndërkombëtar për CEZ.

“Bashkëpunimi ndërshtetëror në veprimet hetimore, ashtu sikurse hetimi ndërkombëtar i aferave korruptive që kalojnë kufijtë e vendeve, siç është rasti i CEZ-it, janë instrumente shumë efikase ligjore që shoqëria dhe shtetet kanë në dispozicion në këtë betejë esenciale për zhvillimin dhe përparimin. Rasti i Presidentit të Guatemalës, i cili po hetohet në vendin e tij nga prokurorë amerikanë, ishte vetëm njëri ndër rastet që ilustron bashkëpunimin ndërkombëtar në këtë drejtim”,-tha Berisha.
 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 16Tetor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta