Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar kallëzimin penal ndaj kryetarit të Bashkisë së Kavajsës Isa Sakja, si një sulm politik, i orkestruar nga Rama. Sipas tij, ky vendim, është një tregues se Rama ka "frikë" nga kundërshtari politik, dhe se po përpiqet të hakmerret me qytetarët që nuk zgjodhën kandidatin socialist.
Në reagimin e tij, Basha nuk ka lënë pa përmendur edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, atë të Durrësit, Vangjush Dako dhe kryebashkiakun e Elbasanit, Qazim Sejdini, duke thënë se Rama i mbron ata, pasi ndryshe nga Sakja, po e ndihmojnë që të pasurohet.
"Kallëzimi penal kundër Kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, është sulm politik kundër kundërshtarit politik, i parathënë nga Edi Rama disa javë më parë. Ky sulm politik është i orkestruar nga një kryeministër hakmarrës, që nuk e pranon dot se qytetarët në Kavajë nuk drejtohen më nga një përdhunues dhe trafikant droge apo grabitës pronash në bregdet.
Kallëzimi politik penal kundër Isa Sakjas vjen nga i njëjti kryeministër i korruptuar dhe i lidhur me krimin që vazhdon të mbrojë Vangjush Dakon, i cili betonizoi Durrësin dhe plazhin e tij, duke u dhënë pasuri publike kriminelëve me të cilët bleu votat. Kallëzimi është urdhëruar nga kryeministri i Qazim Sejdinit, që komandon trafikun e drogës në Elbasan dhe e ka bërë qytetin plaçkë betoni të bandave. Sulmi politik ndaj kryebashkiakut të Kavajës vjen nga i njëjti kryeministër që, bashkë me shërbëtorin e tij, Erion Veliaj, kanë betonizuar Tiranën, duke e shndërruar në lavatriçen më të madhe të pastrimit të parave në Ballkan.
As kallëzimet politike, as gazi lotsjellës, as propaganda nuk e ndihmojnë dot më Edi Ramën. Kryeministri më i korruptuar sot në Europë e ka humbur Kavajën dhe, shumë shpejt, ka për të humbur gjithë Shqipërinë", tha Basha.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
70.7%
-
Jo
24.5%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 314
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Kryeministri vijon turin me Diasporën në Greqi: Faleminderit shqiptarëve të Kretës, sot në 17:00 në Athinë!
30 Mars, 10:52
-
‘Ti do më marrësh më qafë, si more Lulin...!’ Rama ironizon Berisha-Lapaj me VIDEO-n ‘Teatri i Kukullave’, përfshihet dhe Basha me pizhame: Bufi dhe Tiku drejt bashkimit...! (VIDEO)
30 Mars, 08:21
-
Basha ironizon programin e Ramës në takimin me shqiptarët në Londër: Ke premtuar Shqipërinë 2030, por investove tek Shqipëria 313
29 Mars, 20:36
-
Fitër Bajrami, Rama uron besimtarët: Zoti jua pranoftë lutjet dhe ju shpërbleftë për të gjitha sakrificat
29 Mars, 20:07
-
Rama: Ne duam që fëmijët kudo që ndodhen të mësojnë shqip, në javët në vijim do t'iu prezantojmë aplikacionin e gjuhës shqipe
29 Mars, 18:25
-
‘Investoni në tokat tuaja’, Rama-emigrantëve në Kretë: Kemi dijet dhe eksperiencën e duhur! Për 500 aplikantët e parë, asnjë detyrim ndaj shtetit
29 Mars, 18:09
-
Rama: Me pasaportën e BE-së, do merrni pensionet për punën që bëni këtu dhe fëmijët tuaj nuk do quhen më ‘student të huaj’
29 Mars, 18:08
-
Balla ndan pyetjen që i bëjnë më shumë shqiptarët në Diasporë: Më pyesin a do vini pas zgjedhjeve? I them sot mbajeni mend mirë, vetëm ne dhe Edi Rama mund të vijmë sërish
29 Mars, 17:54
-
Rama nga Kreta: Komuniteti i shqiptarëve në Greqi meriton një respekt të veçantë, për të gjithë atë që kanë hequr këto 30 vite
29 Mars, 17:53
-
Programi i PS për ‘Shqipërinë 2030’/ PD: Rama ofroi të njëjtën ‘përrallë’ si herët e tjera! Meta: Vodhi premtimet tona elektorale! Basha: Ke investuar te 313-ta
29 Mars, 17:19
-
Rama: Mos prisni 15 vite për dokumentet greke, më 11 maj mesazh BE dhe Greqisë se duam të jemi të barabartë! Për 1 vit hapim konsullatën shqiptare në Kretë (VIDEO)
29 Mars, 16:22
-
Rama: Më 11 maj votë masive, mandati i katërt për pasaportën e BE! T’i japim mesazhin e duhur Brukselit
29 Mars, 15:06