Kalo tregon pamjet e mushkërive të dy të rinjve: Bëni kujdes! Ruani higjienën...Tirana nuk po e ndjen erën e dezinfektimit

Shtimi i rasteve me COVID-19, ka bërë që mjeku infeksionist Tritan Kalo t'i drejtojë një thirrje të fortë të gjithë të rinjve, të cilët po preken gjithnjë e më shumë dhe virusi po tregohet mjaft agresiv me ta. Kalo ka publikuar skanerët e mushkërive të dy prej të rinjve, nën 35 vjeç, të cilët janë të shtruar te Spitali Infektiv dhe se gjendja e tyre është e rëndë.

E vetmja mënyrë për të përballuar këtë virus është respektimi i masave, distancës fizike, mbajtja e maskë dhe higjiena personale.

Kalo ka bërë thirrje dhe kritika jo vetëm qytetarëve por edhe institucioneve dhe bizneseve që të mos heqin dorë nga dezinfektimi i ambienteve pasi ashtu siç shprehet dhe ai "Tirana këto kohët e fundit “nuk e ndjen fare” erën e dezinfektimit të rrugëve dhe të mjediseve publike".

Kalo bën një përshkrim të hollësishëm të situatës së koronavirusit në Shqipëri, me elementë të veçantë të përditshmërisë së punës në Spitalin Infektiv. Mëngjesi i tij nis duke shkuar në këmbë në QSUT, pasi siç ai thekson ende nuk është hapur transporti publik në kryeqytet, ndërsa e para që e pret është infermierja Anxhi.

"Kohë kovidiane. 4.07.2020. Një fundjavë si shumë të tjera në këto muaj sfide me Sars-Cov2/Covid-19. Fillon me “gjimnastikën e mëngjesit”, vajtja në këmbë në QSUT sepse mungojnë urbanët, vijon me mbërritjen në pavijon ku të pret Anxhi, një prej infermiereve tona të palodhura e cila gjendet aty pas një natë të ngarkuar, dhe pas veshjes së PPE-ve në pavijon fillojnë vizitat e bisedat për shqetësimet e të sëmurëve jo të pakët të këtyre javëve te fundit. Një dukuri e veçantë në ecurinë e këtyre ditëve të kësaj “flame mbarëbotërore”, janë shtimet e rasteve në të rinjtë, nën 35 vjeç. Pamje e mëposhtme alarmuese të CT-Cannereve u përkasin pikërisht dy prej tyre. Kurrë mos të harroni se Sars-Cov2/Covid-19 prek çdo moshë si dhe lëndon me rrezik jetëmarrëse jo vetëm ata me komorbozitete dhe moshat e treta. Bëni kujdes vëllezër e motra. Zbatoni me bindje e përpikëri këshillat e profesionistëve për distancim fizik, higjienë personale, ajrim të mjediseve, ushqim, rehidrim, mbajtjen e maskave në mjediset e mbyllura apo të mbipopulluara. Përkujdesuni si për jetët tuaja por edhe të atyre që gjallojnë pranë jush. Tirana këto kohët e fundit sikur “nuk e ndjen fare” erën e dezinfektimit të rrugëve dhe të mjediseve publike, e jo vetëm. Higjiena kolektive është një domosdoshmëri në këtë sfidë. Po ashtu miq, kolegë, dashamirës dhe bashkëkombas, Sars-Cov-2/COVID-19 nuk ka përkatësi partiake dhe ajo nuk “përkëdhel” të majtët apo të djathtët. Është një virus sëmundje-shkaktues dhe jetë-marrës “Pa dallim Feje, Krahine dhe Ideje”. Mirëbesimi reciprok dhe ndërgjegjësimi kurrë nuk duhet t’ju mungojë. Asgjë nuk është e pamundshme kur ne bëhemi bashkë në përpjekjet tona. Gjelbërimi e frutëzimi i ullinjve në oborrin e spitalit Covid-1, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në QSUT, janë një dëshmitar i këtij optimizmi real. Together forever!", shkruan Kalo.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro