Kaloi disa javë në spital për shkak të mbidozës, këngëtarja anulon datat e koncerteve

Kaloi disa javë në spital për shkak të mbidozës, këngëtarja anulon datat e koncerteve

Këngëtarja Demi Lovato

Demi Lovato ka anulluar datat e mbetura nga turneu i saj “Tell Me You Love Me”, që do mbaheshin në gjashtë qytete në të gjithë Amerikën e Jugut.

“Për fat të keq, Demi Lovato ka anuluar datat e saj të ardhshme të “Tell Me You Love Me” në Amerikën e Jugut, pasi po përqëndrohet në rimëkëmbjen e saj,” – tha Live Nation në një deklaratë për ‘Variety’.

Ajo kaloi disa javë në spitalin e Cedars-Sinai në Los Anxhelos duke u rikuperuar, pasi u shtrua në spital në korrik për shkak të mbidozës, pas 6 vitesh rezistencë ndaj drogës.

Lovato ishte planifikuar të performonte në Kili, Argjentinë dhe Brazil duke filluar nga 14 nëntori, por fansat mund të kthejnë biletat pas anulimit të turneut.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën