TIRANE - Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë, prokurorin e Krimeve të Rënda, Klodian Braho. Braho është përzgjedhur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë si kandidat për anëtar i SPAK-ut. Ai është radhitur i gjashti sipas pikëzimit në listën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion
Braho rezultoi se kishte pasuri të justifikuara, aftësi profesionale të larta si dhe figurë të pastër në raport me drejtorinë e informacionit të klasifikuar pa asnjë kontakt me botën e krimit. Por që vendimi të jetë i formës së prerë duhet pritur edhe veprimi i Komisionierit Publik nëse ai do ta ankimojë ose jo në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, vendimin e dhënë sot nga KPK.
Për ngritjen e SPAK është e domosdoshme qe të 15 prokurorët të kenë kaluar vetingun me vendim të formës së prerë, e nëse kjo nuk do të ndodhë, atëherë KLP është e detyruar të rihapë edhe një herë garën nga e para. Ndërkohë ligji parashikon që ngritja e SPAK nuk mund të jetë me më pak se 10 anëtarë, të cilët duhet të kenë kaluar me sukses vettingun.
Klodian Braho ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitet 2005-2008 dhe më pas është emëruar prokuror në Berat. Në vitin 2012, Braho u transferua në Prokurorinë e Vlorës ku mbajti edhe postin e zv.drejtuesit, ndërsa në vitin 2015 u dekretua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Paralelisht me punën si prokuror, Braho është angazhuar edhe në mësimdhënie apo si ekspert në Shkollën e Magjistraturës.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4392
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Familja Berisha kundër reformës, 2 konferenca në 1 ditë: Gjyqtarët e KiE rrëzuan vetingun! Opinioni: Duhet kur mungon shteti i së drejtës
20 Dhjetor, 17:08
-
5 vite SPAK, SHBA: Pavarësia, vendimtare! Zgjasni mandatin për prokurorët! Dumani: Jemi kërcënuar ne dhe familjarët, s’ka të paprekshëm
19 Dhjetor, 07:22
-
Reforma në drejtësi, VanHorn: Shumë e refuzuan, SPAK po godet bosët e krimit dhe të korruptuarit! Dumani: Pandëshkueshmëria po tronditet
16 Dhjetor, 15:40
-
U largua gjatë Vettingut, KPA i jep të drejtë shkallës së parë dhe rrëzon Komisionerin Publik për ish-inspektoren e KLD: Sofia Zhilla ishte dorëhequr! (VENDIMI)
12 Dhjetor, 16:37
-
Kthupi në ‘Repolitix’: Berisha e Rama kërkojnë të minojnë reformën në drejtësi! Çaça: SPAK në rrezik nga politika
11 Dhjetor, 22:10
-
Monitorimi i Reformës në Drejtësi/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë, takim pune me drejtues të organizatave të shoqërisë civile
11 Dhjetor, 20:30
-
Antikorrupsioni/ Fjala e plotë e Edi Ramës: S’ka komplot kundër SPAK, pa PS s’do kishte reformë në drejtësi
11 Dhjetor, 19:03
-
Rama: 6 muaj sulme sikur unë e Xhafaj kishim plan të errët për të bllokuar SPAK, s'presim opozitën për të shkuar para! Gonzato: Reforma në drejtësi të jetë e pakthyeshme
11 Dhjetor, 16:14
-
Sky ECC: ‘Arma’ e SPAK kundër krimit të organizuar sfidohet në Kushtetuese
8 Dhjetor, 07:47
-
Zbardhet dokumenti negociues Shqipëri-BE! Detyrat që lë Bashkimi Europian: Dënoni korrupsionin e niveleve të larta e sekuestroni asetet e krimit
7 Dhjetor, 14:29
-
VanHorn në Vlorë: Reforma në drejtësi është punë e të gjithëve, nuk është vetëm SPAK
4 Dhjetor, 13:49
-
Çështjeve Europiane/ Kryenegociatorja Dhuka: Plan për realizimin e grup-kapitujve dhe Drejtësinë, 7 mld për kompensimin e ish-pronarëve! Tabaku: Buxheti s'ka asnjë ndryshim!
12 Nëntor, 09:58
Kuptohet shume mire se disa nga ato 9 denoncime jan ketu te komentet. Kot qe su kane bere antare te kpk ju te mjerve.turp te kini qe llomotitni neper komente fallco
Përgjigju9 denoncime per nje prokuror dhe te gjitha paskan qene kot? Po pasurite e fshehura te ketij prokurori jane hetuar nga kpk? Urime gjyqtarit ne pakice se dy te tjeret dikush i ka marre ne telefon per rastin. O zot pse na linde ne shqiperi.
PërgjigjuSi ka mundesi qe kalon vetingun me hua te pajustifikuar? Pse mban dy standarte kpk? Shifni dhe cmimin qe ka blere apartamentin ky prokuror se as ne Bulqize se blen aq lire. Eshte per turp nese ONM nuk rekomandon ankim ne kete rast.
PërgjigjuKlodiani i Licajt dhe i Turi Xhuxhit ! Ajo dosja Gjikes a nxorri ndonje 4-she apartament per prokurorin apo jo ? Se shume fjale ka ne Vlore, pa thene qe ky ka marre pjese ne pasurimin e Llalles ! Turp
PërgjigjuMili, ky prokurori me "I ndershem",sipas teje, mbylli dosjen e ish ministrit Ilir Beqaj per miljona euro. A thua e ka bere per drejtesi? Zgjohu Mili se kush nuk e di kete muhabet te ketij djalit dhe bemat e tij ne Vlore.
E denoncoje para se te dilte vendimi. Ju mutra frikacake "Shqipe", dhisni gjithnje pasi ka mbaruar ....
Te pafte Ai lart o Diti Karadirushi qe llap per prokurorin me te ndershem te Shqiperise!!