Denoncimet e qytetarëve zbuluan kontaktin e papërshtatshëm me kunatin e dënuar me 20 vite burg për trafik roge në Greqi, por komisioni i pavarur i kualifikimit konfirmon në detyrë gjyqtarin Enton Dhimitri.

Dhimitri është gjyqtar në Apelin e Gjirokastrës ndërsa është edhe në listën e garuesve për KED, këshillin e emërimeve në drejtësisë.

Vetë Dhimtri mohoi të kishte kontakte dhe marrëdhënie me kunatin ndërsa nga ana e pasurisë dhe ajo profesionale ai rezulton korrekt.