Kaluan në Britani me gomone, të rinjtë e dëbuar: Mbaroi benzina, mbetëm në mes të detit! Na kthyen në Shqipëri se nuk kërkuam azil

Kaluan në Britani me gomone, të rinjtë e dëbuar: Mbaroi benzina, mbetëm në mes të detit! Na kthyen në Shqipëri se nuk kërkuam azil

Eltoni dhe Lodjani

Teksa është rritur numri i emigrantëve shqiptarë që shkojnë në Britani me gomone, së fundmi janë kapur 12 persona sapo kanë kaluar kanalin e La Manshit dhe janë deportuar në Shqipëri. Mes atyre që u nisën me aeroplan për Tiranë në mëngjesin e 13 tetorit ishte një elektriçist 27 vjeçar, Eltoni dhe një punëtor ndërtimi, Lodjani, 19 vjeç.

Ata kishin mbërritur të zhveshur në portin e Doverit pasi gati u mbytën kur gomonia e tyre e stërmbushur mbeti pa karburant. Secili kishte paguar nga 4 mijë paund për një vend në varkë. Media britanike Daily Mail sjell historinë e dy të rinjve që zgjodhën Britaninë për të emigruar.

Eltoni, i cili flet mirë anglisht dhe thotë se e ka studiuar në universitet, tregoi se vendosi të shkonte në Britani pasi humbi punën në Tiranë.

"Shefi im tha se po shkurtonte stafin," shpjegoi 27-vjeçari. Pas kësaj bleu një biletë për një udhëtim tre ditor në Francën Veriore dhe mori rrugën për në Dunkirk, ku një trafikant i kishte premtuar se do ta hipte në një varkë për në Angli.

Në Dunkirk ku qëndroi për disa ditë, flinte në rrugë derisa mori një telefonatë ku iu tha se do të bëhej kalimi i tij. Të shtunën, më 8 tetor, shkoi në një pikë takimi në një kamp emigrantësh katër milje larg qytetit ku 100 njerëz prisnin të udhëtonin për në Britani.

“U nisëm drejt Anglisë në orën 17:30. Në bord ishin 11 shqiptarë të tjerë, si dhe disa familje kurde indiane dhe irakiane me 13 fëmijë. Ishte e mbipopulluar me 67 veta, por çfarë mund të bënim?”, thotë Eltoni. 

Varka me një trafikant kurd në krye arriti në ujërat angleze brenda tre orësh. Pikërisht atëherë mbaroi benzina, duke e lënë gomonen në mes të ujërave. Emigrantët telefonuan menjëherë linjën e urgjencës, ashtu sic i kanë udhëzuar trafikantët. Fëmijët bërtisnin dhe nënat qanin të frikësuara ndërsa gomonia mbushej me ujë.

Lodjani, i cili nuk dinte not dhe s’kishte marrë jelek shpëtimi nga trafikantët ishte i sigurt se do mbytej. 15 minuta pasi telefonuan urgjencën, një anije e Forcave Kufitare i mori u kthye në Dover, duke ndaluar dy herë rrugës për të shpëtuar emigrantët nga dy varka të tjera, përpara se të mbërrinte në port katër orë më vonë. 

“Ishin 240 persona në varkën e Forcave Kufitare. Vështirë se mund të përshtateshim”, thotë Eltoni.

Pasi arritën në tokë, Eltoni dhe Lodjan, të cilët ishin takuar në varkë, u përpunuan nga sistemi i emigracionit. Secilit emigrant iu dha një rrip dore plastike me dy numra mbi të: i pari që tregonte se në cilën varkë kishin udhëtuar (861 për Eltonin dhe Lodjanin sepse e tyre ishte anija e 861-të që arriti në Britani këtë vit) dhe një numër personal: i Eltonit ishte 17 dhe Lodjanit ishte 54.

Në orët në vijim, iu dhanë veshje, ndërsa sendet e tyre personale u konfiskuan, Një natë më vonë, u kontrolluan sërish dhe u futën në autobusë për të shkuar në një kamp në Manston. Manston strehon të paktën 3,000 emigrantë, trefishi i kapacitetit të tij zyrtar, për shkak të numrit në rritje. Sindikatat e Forcave Kufitare janë ankuar se mbipopullimi e ka bërë atë josanitare.

Ata u dërguan në një palestër të madhe së bashku me 300 emigrantë të tjerë nga porti Dover për të pritur që t’i merrnin gjurmët e gishtave. 

“Ishte aq e mbushur me njerëz, vetëm me një korridor të ngushtë ndërsa duhet të shtrydheshe nëpër njerëz për të arritur në tualet. Na dhanë nga një batanije, pa dyshek apo jastëk. U shtrimë në dyshemenë e fortë prej druri, por nuk mund të flinim”, thotë Eltoni.

Gjatë dy ditëve të ardhshme, dy të rinjtë u zhvendosën nga dhoma në dhomë dhe nga tenda në tendë në bazë derosa mesditën e së mërkurës, 12 tetor, Elton, Lodjan dhe dhjetë shqiptarë të tjerë, u veçuan nga zyrtarët.

Më pas ata u thirrën individualisht për një intervistë me një zyrtare të Forcave Kufitare, e cila i pyeti me radhë: 'Pse keni udhëtuar për në Britaninë e Madhe?'

 “I thashë se isha vetëm në Shqipëri pa familje. Thashë se nëna ime kishte vdekur 12 vjet më parë dhe nuk e mësova kurrë identitetin e babait tim. Zyrtarja bëri dhjetë pyetje në 15 minuta. Isha jashtëzakonisht i lodhur. Unë nuk kërkova azil, as ajo nuk ma përmendi opsionin. Në fund ajo më tha të kthehesha në vendin tim”, tregon Eltoni.

“I thashë se doja të vija në Mbretërinë e Bashkuar për një jetë më të mirë dhe kisha të afërm që jetonin në Barking, Londër, të cilët do të më ndihmonin të punoja si ndërtues”, tregon Lodjani.

12 prej tyre qëndruan në pritje në cep të godinës deri në orën 22, pasi qendra e përpunimit ishte mbyllur. "Njerëz të tjerë ishin larguar me autobus për në hotele," thotë Eltoni.

Për shkak se dy shqiptarët nuk kishin kërkuar azil, sipas skemës së re pilot të Home Office, u dëbuan. Skema synon të ndalojë emigrantët ekonomikë shqiptarë që pretendojnë se po ikin nga lufta ose persekutimi për të fituar një vend të sigurt në Britani.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj