'Kam dyshime për aktivizimin e disa lojtarëve', Orges Shehi para derbit: Kundër Teutës i gjithë ekipi meritoi notën 0

Tirana dhe Partizani luajnë nesër në 20:00 për javën e 15-të të Superligës. Në "Air Albania" skuadrat do kërkojnë pikët e plota, me ekipin fitues që do jetë në krye të Superligës. Përpara ndeshjes në një konferencë për shtyp foli trajneri i Tiranës, Orges Shehi. Durrsaku iu rikthye humbjes së disa ditëve më parë në "Niko Dovana" me Teutën, duke kritikuar lojën e të tijve. Me emocione e pret Shehi derbin, duke analizuar edhe formën e lojtarëve të tij. Pas 14 javësh, Superligën e kryeson Partizani me 26 pikë, një më shumë se Tirana ndjekëse.

“Humbja me Teutën dhe derbi? Kur përfundon një ndeshje përqëndrimi është tek tjetra, aq më pak kur ndeshjet janë kaq afër. Jemi munduar që të rikuperojmë lojtarët e dëmtuar, kemi edhe ne dyshimet tona se kë lojtar do të hedhim në fushë pasi jo të gjithë janë në gjendje të mirë. Duhet të presim deri nesër për të vendosur. Derbi është derbi dhe është një ndeshje e veçantë e kampionatit tonë. Ne do të shohim se çfarë do të bëhet nesër, sepse javë pas jave dalim para të gjithë njerëzve dhe do të jemi si në provim", tha fillimisht Shehi.

Shehi u fokusua te skema e lojës në derbi dhe karikimi i ekipit në një ndeshje të tillë. Për trajnerin emocioni në këtë përballje është i madhe dhe klasifikimi nuk vlen.

"Skema? Duhet të ndryshojmë shumë gjëra nga ndeshja e fundit, më e rëndësishme është ndryshimi, sepse derbi ta imponon vetë, trajnerët nuk kanë nevojë të mobilizojnë futbollistët. Kur javët kalojnë atëherë pozicionohen skuadrat dhe ka ndarje edhe për shkak të asaj që kanë dhënë në fushë. Në derbi nuk ka asgjë rendësi se cfarë është bërë, është një ndeshje që kur njerëzit janë në fushë udhëhiqën nga emocionet dhe mendoj se kjo është arma më e fortë e të gjitha skuadrave dhe t'i marrin nën kontroll. Ne përballë çdo kundërshtari që luajmë marrim masat ose analizojmë kundërshtarët. Çdokush ka pikët e forta dhe të dobëta, ka mënyrën e vet si e interpreton ndeshjen dhe krijojmë një ide sepse derbi ta imponon vetë adrenalinën. Kemi gjërat e qarta, çdo skuadër ka një panoramë të qartë përballë skuadrave që luan. Nuk mendoj që klasifikimi ndikon pas ka ende shumë javë përpara, nuk ka mbaruar as gjysma, edhe pse çdokush në ndeshjen e ardhshme do të shkojë me mentalitet se ka luajtur shumë mirë sfidën e kaluar, por kërkon të përmirësohet", vijoi trajneri.

Më pas trajneri foli edhe për ndeshjen e humbur me Teutën dhe vlerësimin e tij për ekipin, teksa me notën zero ai ka vlerësuar të gjithë skuadrën.

"Klima në ekip? Ajo që mund të na japë fusha nesër e kuptojmë qartë çfarë është bërë dhe çfarë jo, sepse të flasësh para derbit janë gjëra të kota. Nuk i vura 0 lojtarëve pas Teutës, por gjithë skuadrës përfshirë edhe veten. Unë nuk veçoj lojtarët, edhe kur ata gabojnë sepse jemi qënie njerëzore, por se si e interpretuan ndeshjen ishte ai mendim që unë dhashë. Unë kam lojtarë të përgjegjshëm që dinë të vlerësojnë dhe e dinë shumë mirë, pas bisedimeve që patëm pas sfidës ata e dinë që s'kanë qenë në 100% e tyre, me zor e presim derbin”, tregoi Orges Shehi.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Armando Broja luan 20 minuta, Everton ndal Cityn 1-1 në Manchester! Haaland shpërdoron penalltinë në 'Boxing Day'

VIDEO/ Armando Broja luan 20 minuta, Everton ndal Cityn 1-1 në Manchester! Haaland shpërdoron penalltinë në 'Boxing Day'