'Kam lexuar çdo gjë nga Kadare', Preç Zogaj në 'Frontline Interview': Nobelin e meritonte! Ka pasur ëndërr Shqipërinë e Madhe, e vetmja opozitë në diktaturë

Ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë vijon të diskutohet ende. Në ‘Frontline Intervieë’, shkrimtari Preç Zogaj  dha konsideratat e tij lidhur me shkrimtarin e madh. Për Marsela Karapançon ai thekson se ka lexuar çdo gjë të Kadaresë.

'Kam qenë i mahnitur nga fraza. Kam qenë maniak nga fraza e bukur. Pastaj kam lexuar Kronikë në Gur. Më tej kam qenë lexues i çdo gjëje që ka shkruar. Kam qenë  ithtar i tij që në adoleshencë e hershme. Pastaj më është dhënë rasti ta shoh. Ka ardhur një herë në Lezhë dhe shkuam në një mbrëmje. Ishte mik me Rudolf Markun. Qëllova dhe unë aty dhe kemi folur.'

Duke treguar për kohën kur janë njohur të dy, Zogaj zbërthen detaje nga karakteri i Kadaresë.

'Ishte person i sofistikuar. Kishte gjithnjë një lloj sofistikimi por kishte dhe humor. Brenda një komunikimi të shkurtër përzihehsin lajme që ai i merrte në mënyrën e tij. Me shaka të holla. Ishin detaje për paisonet e Kadaresë, me batutat që shkëmbehen.'

Ndërsa kujton kohën ku Kadareja po përgatitej të ikte në Francë për azil politik, tregon momentin e takimit me të dhe një poet tjetër.

'Një takim i paharruar në prag të largimit në Francë. Na ftoi për kafe mua dhe Agim Isakun. Bëmë habi se nuk e ka zakon të ftoj në kafene. Nxori nga xhepi poezinë Kohë e Pamjafuteshme. Njoftonte largimin e tij pa kthim në Francë. Nuk e kishte zakon të tregonte poezinë. Duke e lidhur këtë poezi me faktin që Helena dhe dy vajzat ishin në Francë, menduam se ky nuk do kthehej më. E përjetuam me trishtim. E përjetuam në sekretin e pathënë. U kuptua që do ikte dhe nuk do kthehej më.'

Lidhur me Shqipërinë e Madhe, Zogaj thotë se Kadare e ka pasur këtë ëndërr si çdo intelektual shqiptar.

'E ka pasur këtë ëndërr. Në botën intelektuale shqiptare ka qenë e gjallë ideja që Shqipëria do bëhet kur të bashkohet. Intelektualet e shquar e kanë pasur këtë qasje. Nuk e ka artikuluar në mënyrë eksplicite, për tu shfaqur si nacionalist. Qëndrimet e tij e përjashtonin nacionalizmin ekstrem.'

Sa i takon akuzave që i bëhen, Zogaj e cilëson shkrimtarin sioi opozita e vetme publike në kohën e diktaturës.

'Ka jetuar në Shqipëri, mund ta akuzosh për disa poste. Por disidenca më e madhe e Kadaresë është niveli i lartë artistik. Vepra e tij, frymëmarrja e gjerë e veprës është disidenca e thellë. Kadareja ka qenë i përgjegjshëm që ta ruajë dhe sendërtojë dhuntinë natyral. Ai shkroi veprat më të mira në komunizëm. Spikati liria e brendshme e krijimit. Liria e krijimit është përtej regjimeve. Ishte opozita e vetme, publike. Ka pasur opozitë në burgje por ka qenë e mbyllur. Opozita e tij ka qenë antikonformiste. Ngelet si një fenomen letrar. Përmes alegorisë, groteskut, nënteksteve që janë të derdhura midis rreshtave dhe përsosmërisë së stilit bëri një gjë të paimagjinueshme.'

Pikëpyetje e madhe është edhe pse Kadare nuk mori një çmim Nobel.

'Kjo është një pyetje që nuk mund të jap përgjigje. E kemi pritur të gjithë. Ka shumë vende të vogla që kanë nxjerrë shkrimtar që kanë marrë çmimin Nobel. Ka dhe në Ballkan, nuk mendoj se është gjeopolitika. Borges, poeti më i madh i Amerikës Latine, nuk e mori Nobel, thoshte me humor: Nuk është zakon që do e marrë unë. Nuk besoj se ka arsye gjeopolitike. Por e meritonte.'

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Servila: 02/07/2024 19:24

    Shume servila ka kjo zone Lezhe -Shkoder , vetem malsia lart Jane sypatremb , servil I forte Preco po problemi asht se ngel shume ma i Vogel preci sesa Gim Doci

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania