'Një monument për Kadarenë në Gjirokastër' Flamur Golemi për Report Tv: Do nisim procedurat! E meriton, bëri shumë për këtë qytet

Gjirokastër- Qyteti i tij i lindjes, Gjirokastra ka hapur librin ngushëllues ku të gjithë turistët, lexuesit e tij apo dhe ata që e kanë njohur mund të lënë shënimet e tyre.

Një rrugë mban emrin Kadare, ndërsa bashkia do të nisë procedurat për ngritjen e një busti të Kadaresë në një nga sheshet kryesore të qytetit.

“Po the Kadare ke thënë Gjirokastra e po the Gjirokastra ke thënë Kadare. Është momenti të nisim procedurat për të pasur në një shesh kryesor monumentin e Kadaresë sepse ka bërë shumë për qytet. Ai e meriton monumentin e tij në Gjirokastër. Do të bashkëpunojmë dhe me ministrinë e Kulturës’ tha Flamur Golemi në një intervistë për Report Tv.

Librat e ngushëllimit janë vendosur tek pazari I vjetër por dhe tek shtëpia e Kadaresë.

Shkrimtari I madh shqiptarë u nda nga jeta më 1 korrik 2024 dhe do të përcillet nesër për në banesën e fundit me një ceremoni shtetërore varrimi që do të mbahet në Tiranë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur