'Kam punuar edhe babysitter'/ Rrëfehet gruaja e dytë që drejton një parti politike në Shqipëri

Dy janë gratë që drejtojnë parti politike në Shqipëri, Monika Kryemadhi Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Lumturi Ratkoceri, Aleancën Kuq e Zi pas largimit të Kreshnik Spahiut. E ndërsa të gjithë e njohin Kryemadhin, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Ratkocerin. Por kush është ajo? E ftuar në studion e emisionit "45 Minuta" që drejtohet nga Denis Minga në Report Tv, Lumturi Ratkoceri tregon jetën e saj dhe si u bë pjesë e Aleancës Kuq e Zi deri në marrjen e drejtimit të saj.

"Jam një vajzë tiranse, kam studiuar për matematikë dhe në 1991 jam larguar në Zvicër, studiova për administrimin e institucioneve sociale. Kam punuar edhe kamariere, babysitter për të paguar studimet, më pas në komisariatin e lartë të refugjatëve, fakultetin e drejtësisë, pas për integrimin e shqiptarëve në kantonin e Gjenevës. Në 2011 u ktheva në Shqipëri, jam e djathtë në shpirt. Skandali me Metën dhe faktin që doli i pafajshëm, ajo që ndodhi në 21 janar të 2011 më bëri që të hap sytë. Si pasojë e kësaj vendosa që të rikthehem në Zvicër. Rastësisht dëgjova Kreshnik Spahiun në televizor kur ishte n/ kryetar i KLD-së dhe fillova ta ndjek dhe mendova se ka një rreze shprese" tha ajo.

Por çfarë ndodhi në 2017 dhe si është marrëdhënia me PD-në? "Unë mendoj që Rama kërkoi largimin e Aleancës Kuq e Zi në 2017. Ne kemi qenë 'koka e turkut' e marrëveshjes. Kur po bëheshin listat, Basha dërgonte emisarë te ne dhe thoshte jeni në lista, të paktën Spahiu. Më pas nxori listën dhe tha nuk ka vend dhe na pengoi që të merrnim pjesë në zgjedhje. Ishte e mirëmenduar që të mos merrnim pjesë në zgjedhje. Aleanca nuk e ka entuziazmin që ka pasur në 2013, nuk ka rënë fryma, por njerëzit filluan që të jenë pesimist".

Lumturi Ratkoceri thotë se Basha dhe Rama do të ulen në një tryezë për të zgjidhur krizën, ndërsa shton se Aleanca Kuq e Zi po përgatit kandidatët për kryebashkiakë për zgjedhjet e 30 qershorit, por jo në të 61 bashkitë. "Ne jemi regjistruar në zgjedhjet e 30 qershorit. Qeveria dhe opozita zyrtare janë dy nofulla të së njëjtës gojë dhe fakti që doli dhe dogji mandatet. Ne duam që të krijojmë polin e tretë dhe ti bëjë ballë edhe PD dhe PS-së.

Unë mendoj që Rama dhe Basha janë bashkë. Do të vijë një moment që do të ulen në tryezë. PD-ja po nuk hyri në zgjedhje do të marrë faturën më të madhe më pas. Nuk do të kemi kandidatë në 61 bashkitë në zgjedhjet e 30 qershorit. Në fillim menduam se do të shtyhen zgjedhjet. Unë kam qenë jashtë këto kohë. U regjistruam pas thirrjeve të ndërkombëtarëve. Në programin tonë ne synojmë bashkimin kombëtar dhe vendosjen e minimumit jetik".

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë