Kamerat e sigurisë, deputetët:
T'i vendosë shteti, jo më privati

TIRANË - Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka shtyrë për në një moment të dytë miratimin e projektligjit për masat shtesë për sigurinë kombëtare. Shkak është bërë mungesa e faturës financiare me të cilën duhet të përballet shtetit dhe privatët, që në detyrim të këtij ligji do të duhet të vendosin kamera sigurie të cilësisë së lartë. Deputetë të të dy krahëve politike kërkuan në Komisionin e Sigurisë Kombëtare që kamerat e sigurisë që do të vendosen detyrimisht nga institucionet shtetërore e private të vendosen nga shteti, jo nga vetë privatët.

Ata kërkuan përllogaritjen e kostove financiare përpara se ta kalojnë për votim në seancë. I pari që e hapi debatin ishte Paulin Stërkaj, i cili kundërshtoi Komisionin e Ligjeve që kishte kërkuar që specifikimet për cilësinë e kamerave t’i liheshin në dorë qeverisë. “Duhet specifikuar cilësia e kamerave që do të vendosen për të penguar lobimin e ndonjë kompanie të caktuar. Sa herë ndërron qeveria do ndërrojmë kamerat? Ky është një investim publik. Ne e detyrojmë subjektin që po ndërroi teknologjia të vendosë sistem të ri. Ai mund të mos ketë mundësi.

Do u japim mundësi qeverive të bëjnë biznese për kompanie të caktuara. Ne duhet ta mbrojmë konsumatorin. Kjo s’mund të ndryshohet me VKM”, -tha Stërkaj. Përfaqësuesi i Ministrisë së Brendshme, Gjovalin Loka tha se nuk do të ketë ndryshime të shpeshta të kamerave: “Mjafton që kamerat të jenë me cilësi dhe me pamje të qarta. Nuk është e nevojshme të ndryshohen çdo rast”. Shqetësim ngriti edhe deputeti i LSI-së, Luan Ram i cili kërkoi kosto të sakta se sa kushton operacioni. “Jo të gjitha specifikimet teknike të jenë në ligj. Ndaj duhet të lihen ca gjëra në VKM.

Duhet llogaritja e kostove që do të kenë bizneset në këtë rast. Kush do ti vendosë kamerat ne shkolla e mjete të transportit publik? Çfarë merr përsipër pushteti vendor dhe ai qendror? Ne duhet të vijmë me kosto të detajuar të të gjithë këtij operacioni”,-tha Rama. Socialisti Stërkaj këmbënguli në diskutimin e tij duke kujtuar të shkuarat e koncesioneve. “Gjatë 25 viteve koncesionet janë dhënë përkundër interesit publik. Këtë kosto le ta përballojë shteti. Taksapaguesi nuk ka pse paguan. Ai jep taksat që ne të rrimë në parlament, në qeveri, etj”,-tha Stërkaj. Dakord u shpreh edhe deputeti i opozitës, Flamur Noka.

Ai kërkoi që pas llogaritjes financiare që do të ketë shtetit, projektligji të kalojë për diskutim dhe në Komisionin e Ekonomisë. “Meqë ka institucion publike, ka kosto dhe shteti. Për këtë duhet të jetë kostoja e llogaritur. Të kalojë në Komision të Ekonomisë”, -tha Noka. Anëtarët e komisionit, ranë dakord që të ketë një përllogaritje të saktë të kostove financiare për pajisjen me kamera sigurie të ambienteve publike, për ta përfshirë më pas në projektligj të detajuar. Në përfundim të mbledhjes, Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Spartak Braho, vendosi të shtyjë shqyrtimin e projektligjit, për të marrë një relacion lidhur me koston financiare të këtij projekti.

Ja debatet e diskutimet në Komisionin e Sigurisë, për projekt ligjin për masat shtesë për sigurinë publike
Paulin Stërkaj: Duhet specifikuar cikësia e kamerave që do të vendosen për të penguar lobimin e ndonjë kompanie të caktuar. Sa herë ndërron qeveria do ndërrojmë kamerat? Ky është një investim publik. Ne e detyrojmë subjektin që po ndërroi teknologjia të vendosë sistem të ri. Ai mund të mos ketë mundësi. Do u japim mundësi qeverive të bëjnë biznese për kompanie të caktuara. Ne duhet ta mbrojmë konsumatorin. Kjo s mund të ndryshohet me VKM.

Përfaqësuesi i i Min. Brendshme, Gjovalin Kola: Mjafton që kamerat të jenë me cilësi dhe me pamje të qarta. Nuk është e nevojshme të ndryshohen cdo rast. Luan Rama: Jo të gjitha specifikimet teknike të jenë në ligj. Ndaj duhet të lihen ca gjëra në VKM. Duhet llogaritja e kostove që do të kenë bizneset në këtë rast. Kush do ti vendosë kamerat ne shkolla e mjete të transportit publik? Cfarë merr përsipër pushteti vendor dhe ai qëndror? Ne duhet të vijmë me kosto të detajuar të të gjithë këtij operacioni?

Paulin Stërkaj: Gjatë 25 viteve koncensionet janë dhënë përkundër interesit publik. Këtë kosto le ta përballojë shteti. Taksapaguesi nuk ka pse paguan. Ai jep taksat që ne të rrimë në Parlament, në qeveri etj.

Flamur Noka: Meqë ka institucione publike, ka kosto dhe shteti. Për këtë duhet të jetë kostoja e llogaritur. Të kalojë në Komision të Ekonomisë.

Pa këtë faturë PS, PD e LSI bënë të qartë se nuk do të votojnë ligjin.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin