Abuzoi seksualisht me nxënësen 15-vjeçare, gjykata dënon me 18 vite burg Abaz Dogan, i konvertohen në 12! Dënohen dhe 3 bashkëpunëtorët (DOKUMENTI)

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 12 vite burg, rojen e shkollës 9-vjeçare në Babrru, Abaz Dogan i cili abuzoi seksualisht me të miturën 15-vjeçare. Fillimisht ai u dënua me 18 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar iu konvertua në 12. 

Gjithashtu gjykata ka dënuar dhe të miturit e përfshirë në këtë skandal, më konkretisht 7 vite dhe 4 muaj burg për Klajdi Poçin, 3 vite dhe 8 muaj burg për 16-vjeçarin me iniciale R.O. si dhe të 15-vjeçarit me iniciale F.B. me 3 vite dhe 4 muaj burg.

Ky skandal u zbulua disa muaj më parë ku roja e shkollës 9-vjeçare, "Azem Hajdari", Abaz Doga ka abuzuar seksualisht me të miturën 15-vjeçare. Edhe 3 të rinj të tjerë kanë marrë pjesë në abuzimin e të miturës teksa Doga e shantazhonte nxënësen se do t'i publikonte video në rrjetet sociale  dhe se do të zhgarraviste emrin e saj në muret e lagjes nëse nuk pranonte të kryente marrëdhënie seksuale me ta.

Roja i shkollës e ka filmuar të gjithë marrëdhënien e më pas  e ka  shpërndarë videon në kafenenë e lagjes tek tre të rinjtë K.P 20 vjeç, R.O 16 vjeç, F.B 15 vjeç. Të rinjtë duke shantazhuar 15 vjeçaren i kanë kërkuar po ashtu asaj marrëdhënie seksuale dhe për disa ditë rresht kanë abuzuar me të. 

Marrëdhënia seksuale me 15-vjeçaren, daton në vitin 2018 dhe për afro dy vite që kur vajza ishte 13 vjeçe ka qenë abuzuar seksualisht nga roja e më pas djemtë që ai përzgjidhte duke i treguar videon. Ndërkohë ambienti ku kryhej marrëdhënia me të miturën rezultoi një banesë pranë shkollës, ndërsa tre djemtë e arrestuar janë fqinjë të të miturës.

Pasi u mësua nga prindërit e vajzës, ata kanë denoncuar në polici rastin e përdhunimit, 2 muaj përpara se të bëhej arrestimi i 65-vjeçarit. 65 vjeçari rezulton se është edhe prind dhe ka familje si edhe një vajzë. 

Abaz Dogu

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shoku: 13/01/2021 19:32

    Mbase gjen ndonje bamires aty ne burg qe t'i jape ate qe i duhet, po ashtu sic s'ia merr mendja.

    Përgjigju
  • Taulant: 13/01/2021 14:07

    Vdis ne burg tani qelbesire plak. Vendime te merituara.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord