Kamëz, konflikt me Bashkinë
për një lokal: dy të plagosu
Dy persona kanë mbetur të plagosur gjatë një konflikti mes Policisë Bashkiake të Kamzës dhe pronarëve të një lokali në qendër të Kamzës. Konflikti ka nisur pasi ndërtimorët kanë shkuar për të shembur lokalin në pronësi të kushërinjve Bori.
KAMEZ - Dy persona kanë mbetur të plagosur gjatë një konflikti mes Policisë Bashkiake të Kamzës dhe pronarëve të një lokali në qendër të Kamzës. Konflikti ka nisur pasi ndërtimorët kanë shkuar për të shembur lokalin në pronësi të kushërinjve Bori.
Sipas dëshmisë ekskluzive për TV A1Report të Genti Borit, i cili ka mbetur i plagosur në këtë konflikt të Bashkisë me kushëririn e tij, shkak për këtë përplasje është bërë fakti që ai nuk ka pranuar të japë objektin e tij për ngritjen e një pallati.
Sipas tij, pas kësaj ngjarje fshihet kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, pasi nipi i tij kërkon truallin për të bërë pallat. “Nuk patëm pakt me arkitektin e Bashkisë së Kamzës për të bërë një pallat gjigand, qendër biznesi”.
Në dëshminë e tij për A1 Report, Genti Bori thekson se është goditur nga një person me levë në kokë, ndërsa policia nuk ka ndërhyrë për ta ndaluar atë. “Ata kanë dhjetë ditë që më vijnë, kam mesazhe, telefonata”, tregoi ai për A1Report. “Nuk kishin vendim prishjeje - vazhdoi ai më tej - Po të kishin vendim prishjeje, i thashë, fute fadromën në kat të tretë”.
Të njëjtën dëshmi ka dhënë për A1Report edhe një tjetër dëshmitar në vendngjarje.
Bashkia Kamëz pas konfliktit deklaroi se çdo veprim i ndërmarrë nga ana e saj është në përputhje me ligjin dhe se pronarët ishin njoftuar më parë për vendimin e Inspektoratit për prishjen e ndërtimeve pa leje.
(jd/im/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3226
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dokumentet/Rakip Suli zbardh tre kallëzimet ndaj Mziut për Report Tv: Nuk mori 3 % që i takon bashkisë për lejet e ndërtimit, shkeli ligjin me thertoren dhe linjën e autobuzave
28 Janar 2021, 18:32
-
Dalim për një kafe andej nga mbledhja
27 Janar 2021, 11:14
-
Nuk e pranuan brenda në lokal, klienti përleshet me pronarin me sëpata e pistoleta në Babrru
21 Janar 2021, 16:39
-
Xhelal Mziu përgatitet për zgjedhje vendore në vjeshtë: Jam konsultuar edhe me mbështetës, do garoj për kryetar bashkie
7 Korrik 2020, 18:26
-
Do të kandidojë për deputet, Xhelal Mziu jep dorëheqjen si kryetar i degës së PD-së Kamzë
6 Korrik 2020, 18:23
-
Ja si Sali Berisha ‘pushtoi’ rrugët e Kamzës me emrin e tij, të Lazaratit dhe të ish-drejtuesve të PD, përdori Xhelal Mziun si në rastin e Gazidedes
23 Qershor 2020, 16:16
-
Emri 'Bashkim Gazidede' në rrugën e Kamzës, qytetarët kundër vendimit të Berishës në 2008! Kërkojnë heqjen e tij
21 Qershor 2020, 21:23
-
Ekskluzive/ Bashkia Kamëz i jep tender Lush Osmanit, pronarit të ‘Shpresa.al’ që është nën hetim për skandalin e pronave në Kepin e Rodonit
21 Prill 2020, 14:55
-
Fshehu dy dënime në Zvicër, prokuroria: T'i hiqet mandati këshilltarit socialist në bashkinë Kamëz
10 Shkurt 2020, 16:48