Kamëz, punonte prapa kamionit 
 përplaset për vdekje 33-vjeçari

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një aksident automobilistik i ndodhur në dalje të Kamzës, i ka kushtuar jetën një 33-vjeçari, i cili ishte duke punuar në pjesën e pasme të një kamioni.

Sipas të dhënave të para, bëhet e ditur se në aksin rrugor Tiranë – Fushë Krujë, në aksident ka gjetur vdekjen 33-vjecari me iniciale S.H ku është goditur nga një tjetër automjet, në momentin kur punonte në pjesën e pasme të kamionit me targë AA 171 ES.

Ngjarja ka ndodhur në autostradë kur një mjet tip “Opel” me targa të huaja ka goditur të riun dhe ka ikur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Policia ka shkuar në vendin e aksidentit, por deri tani ende nuk është kapur shkaktari i këtij aksidenti.

Redaksia online
(shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre

Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre