Kapshticë, kapen 195 kg drogë në kamionin me frigoriferë, po udhëtonte drejt Greqisë! Destinacioni final Turqia (VIDEO)

Policia kufitare në Kapshticë ka sekuestruar një sasi prej 195 kilogramë kanabis sativa, në një kamion i cili po udhëtonte drejt Greqisë.

Burimet bëjnë të ditur së operacioni u zhvillua gjatë natës, ndërsa për t'u shmangur kontrollit policor lënda narkotike ishte e fshehur në tavanin e kamionit, i cili transportonte frigoriferë.

Burime për gazetaren e Report TV, Gladiola Hoxha bëjnë të ditur se destinacioni përfundimtar i lëndës narkotike dyshohet se ka qenë Turqia.

Ndërkohë në pranga është vënë shoferi i kamionit, një 55-vjeçar nga Tirana.

Nga policia ende nuk ka një njoftim zyrtar për kapjen e lëndës narkotike.

Kamioni ku u sekuestrua lënda narkotike në Kapshticë

E.D./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të ketë ndryshime në qeveri?

Komento

Komente

  • Vlore: 29/05/2020 16:08

    Po ça bëni more të uruare nuk eshte me 1990 tani policia po na shqyene by thët ! Jetoni jetën tuaj në liri dhe me pak lek se sa në burge

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Ambasadori i Britanisë takim me anëtarët e KED-së, Tusha: Vështirësi në pëzrgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë