Kampet verore për fëmijë, psikologia në Report Tv: Zgjidhja më e mirë, prindërit të angazhojnë fëmijët, alternativë edukuese dhe argëtuese

Po afrohen pushimet verore për fëmijët. Dhe sipas ekspertëve një mënyrë e mirë për t’i mbajtur të angazhuar pas mbarimit të vitit shkollor janë kampet verore. Në një intervistë në emisionin psikologia Bona Mickley renditi arsyet përse fëmijët duhet të frekuentojnë kampet verore. 

“ Kampet janë shumë të rëndësishme, unë kur kam qenë e vogë kam marr pjesë në shumë kampe verore dhe e mbaj mend se çfarë ndikimi kanë pasur në zhvillimin tim, në njohjet e reja  dhe janë kujtime shumë të bukura që sjelin shumë pozitivitet. Por që kanë shumë rëndësi kampet” tha ajo. 

Psikologia Bona Mickley tha se ka një sërë arsyesh se si kampet verore janë një ndihmë e madhe për mirëqënien e fëmijës duke i stimuluar në punën në grup dhe nxitjen për të qënë më të pavaruar. 

“Prindërit janë në punë dhe i bie që vetëm celulari të jetë shoku I tyre më I mirë por nuk është aspak e shëndetshme për fëmjët sepse I bën fëmijët që të jenë pasiv dhe I nxit ankthin.Kështu që është e rëndësishme që prindërit të sigurojnë një kamp veror për fëmijët e tyre që mund të jetë në komunitetin e tyre. Kjo gjë ndërton pavarësinë tek fëmijët, kur ti je larg prindërve mendon pak për identitetin tënd dhe shton edhe vetvlerësimin tek vetja. Gjithashtu ndërton punën në grup , është shumë e bukur puna në grup . Ata e bëjnë këtë në shkollë por kampi ka diçka tjetër se nuk ka atë stresin e shkollës, aty është për qejf” u shpreh ajo.

Ndër të tjera ajo theksojë edhe rëndësinë e të realizuarit sa më shumë aktivitete verore për fëmijët. 


“Është mirë që fëmijët të kenë një plan ditor dhe është mirë që prindërit të organizojnë listën e dëshirave të fëmijëve ose të lojërave që kanë dëshirë që të organizojnë gjatë verës. Por mbi të gjitha duhet të kuptojmë sa e rëndësishme është loja në zhvillimin mendor, emocional dhe inteligjencës së një fëmije” shpjegoi ai.  

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës