Chelseas është bërë kampioni i Kupës së Botës për Klube për herë të parë, pas fitores 2-1, në 120 minuta lojë, ndaj Palmeiras. Pavarësisht se ka dominuar pjesën më të madhe të kësaj sfide, “bluve” të Londrës u janë dashur minutat shtesë që të siguronin këtë triumf.
Pjesa e parë e kësaj përballjeje u mbyll me me barazim pa gola, ndërsa ekipi anglez tentoi disa herë që të godiste në portën e brazilianëve. Do të duhej minuta e 55’ që Chelsea të mund të merrte avantazhin e përkohshëm falë golit të Lukakut, pas një asisti të Hudson.
Megjithatë ky avantazh zgjati vetëm 9 minuta, pasi Veiga i dha barazimin ekipit të tij, pas një goditje nga pika e bardhë e penalltisë. Ndeshja do të vazhdonte me barazimin 1-1 edhe pas 90 minutave, duke kaluar kështu në minutat shtesë për shpalljen e kampionit të këtij trofeu.
Fati i kësaj super përballje u vendos në minutën e 117’, kohë kur Havertz shënoi të dytin gol, atë të fitores, për ekipin anglez, duke e goditur topin nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërsa në minutat e fundit të ndeshjes Palmeiras do të luante me 10 lojtarë, me Luan që doli jashtë lojës me karton të kuq.
Kjo ishte finalja e dytë për Chelsean, pas asaj të vitit 2019 ndaj Liverpool, por e para fitore e këtij trofeu.