Luftëtari nga Iraku, pronar i një Ferrari 458 Spider me vlerë 240 mijë Euro, e ka lyer makinën e tij me ar, duke i kushtuar kështu 4800 Euro.
Pra vlera në total e makinës llogaritet të ketë shkuar rreth 244.800 Euro. Ferrarit i përkasin asaj kategorie të makinave që quhen Supermakina, dhe të shikosh një të tillë në rrugë sigurisht që të bën përshtypje.
Por, të shikosh një Ferrari të mbuluar me ar është shumë emocionuese. Ferrari 458 Spider është një nga makinat më popullore dhe më të mira të krijuara nga firma italiane.
Ajo ka një shpejtësi prej 320 kilometra/orë dhe arrin nga 0-100 km për 3.4 sekonda.
Foto të tjera
(v.gj/shqiptarja.com)