Ekipi i Kamzës ka arritur akordin për trajnerin e ri. Trajneri i ri i ekipit të Kamzës do të jetë ish-futbollisti i kombëtares shqiptare të Futbollit, Klodian Duro.
Lajmin e bën të ditur vetë klubi në një reagim në Facebook ku thuhet se prezantimi do të bëhet nesër në orën 17:00. Duro vjen në krye të ekipit të Kamzës pas teknikut, Bledar Devolli.
“Klubi bene te ditur akordin me trajnerin Klodian Duro. Prezantimi zyrtar do te zhvillohet neser (e merkure) ora 17:00 ne ambjentet tona.”-thuhet në reagimin e klubit të Kamzës.
Klubi i Kamzës ndodhet prej 2 vitesh në kategorinë Superiore.
Komento