Shkarkuan Klodian Duron, Lushnja gjen trajnerin e ri

Shkarkuan Klodian Duron, Lushnja gjen trajnerin e ri

Pamje nga një ndeshje e Lushnjës

Klodian Duro u shkarkua dje nga nga posti i trajnerit te ekipi i futbollit të Lushnjës. Pas gjashtë javëve në Kategorinë e Parë, lagunarët kanë vetëm pesë pikë në klasifikim, duke qenë në vendet e fundit të renditjes. Një fitore, dy barazime dhe tre humbje janë shumë pak për pretendimet e Lushnjës, me klubin që kërkon të ketë konkurrencë për ngjitjen në Superligë.

Menjëherë pas shkarkimit të Duros, në skenë ka dalë edhe emri i ri që pritet të zëvendësojë 44 vjeçarin. Bëhet fjalë për Edlir Tetovën, trajnerin durrsak që pak ditë më parë u shkarkua nga Egnatia në Superligës. Duket se 39 vjeçari nuk ka qëndruar i papunë, duke gjetur menjëherë akordin me lagunarët.

Me eksperiencë te Ulpiana në Kosovë dhe te Egnatia në tetë takime, Tetova ka një detyrë të vështirë për të bërë skuadrën kompetitive dhe konkurruese në Kategorinë e Parë. Pritet që durrsaku të prezantohet zyrtarisht te Lushnja.

Edlir Tetova

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë