Ish-futbollisti i Kombëtares, Klodian Duro është kthyer pas në kohë duke ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale foto nga e kaluara. Një prej tyre i përket viteve të para të karrierës së tij si futbollist ndërkohë që tjetra është nga dueli me Ronaldinhon në ndeshjen miqësore ‘Shqipëri-Milan’ që përfundoi me rezultatin 3-3 me Duron si kapiten ekipi.
Ai ka kujtuar sesi fillimisht askush nuk kishte besim se ai do të mund të bëhej futbollist i mirë për shkak të fizikut të tij. Por elbasanasi nuk dorëzohej duke besuar se një ditë do të ishte numri 10 më i mirë në histori.
Ky është dhe mesazhi që 46-vjeçari kërkon të përcjellë në fund. Duro e mbyll duke thënë që të mos dorëzoheni kurrë, pavarësisht çfarë thonë të tjerët.
Postimi i plotë i Klodian Duros:
Me topin luan mire por eshte i shkurter, i dobet, i vogel, ska fuqi, ska force, ska rezistence nuk perplaset nuk gjuan me koke, nuk luan dot, nuk behet futbollist.
Vetem keto fjale degjoja çdo dite nga mosha 8 vjeç deri 18 vjeç derisa luajta ndeshjen time te pare me Elbasanin. U rrita duke u bullizuar nga te gjithe por duke punuar me koken ulur çdo dite e pa e humbur besimin tek vetja se nje dite do te isha nr 10 me i mire ne histori
Gjithmone do bullizoheni e çfarë nuk do flasin për ju pa ju njohur fare e pa ditur asgjë për ju, por…
Mos u dorëzoni kurrë