Nga dhuna te përndjekja dhe kërcënimet, zbardhet dëshmia e ish- bashkëshortes së Klodian Duros

Nga dhuna te përndjekja dhe kërcënimet, zbardhet dëshmia e ish- bashkëshortes së Klodian Duros

Klodian Duro

Klodian Duro u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother”, si një ndër imazhet që publiku kishte më shumë pritshmëri. Megjithatë, qëndrimi i ish-futbollistit në “Big Brother”, ishte shumë i shkurtër.

Shkak janë bërë pikërisht deklaratat e tij, ku fliste për dhunën ndaj ish-gruas së tij. Menjëherë, produksioni vendosi që të përjashtohej nga loja, duke i quajtur këto deklarata të papranueshme për publikun.

“Unë kur kam rrahur gruan, e di si më dukeni ju të tjerët?” Ishte kjo flalia që penalizoi sportistin, duke e nxjerrë menjëherë nga shtëpia. E në fakt, të gjithë e mbajnë mend kalvarin e Klodian Duros me drejtësinë, që pak vite më parë është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 4 muaj burg për shkak të dhunës së ushtruar ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Duro është dënuar me 6 muaj, por prej gjykimit të shkurtuar ku zbritet 1/3 e dënimit, duke u konvertuar në 4 muaj burg. Kjo masë dënimi është shlyer gjatë masës së sigurisë, ku ai ka qenë në Arrest Shtëpie. Në fashikujt e Gjykatës së Tiranës vërehen faktet që kanë çuar në dhënien e këtij vendimi.

Ish-bashkëshortja e Klodian Duros ka njoftuar policinë në datën 24 mars të vitit 2020 pasi ndihej e kërcënuar. Ai ka shkuar në banesën e Dorinës (Ish-bashkëshortja), ku ka kërkuar të hapë derën me forcë. E gjendur në këtë situatë ka kërkuar ndihmën e uniformave blu, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Klodian Duro.

Por, çfarë ka ndodhur mes tyre? Në faktet e zbardhura në vendimin e gjykatës, tregohet se Klodian Duro nuk e pranonte ndarjen nga ish bashkëshortja, edhe pse ishte bërë “De Juro” në 27 janar të vitit 2020. Dorina bashkë me vajzën kishin marrë urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës 1 vit më përpara. Megjithatë, Klodiani nuk hiqte dorë dhe kishte filluar ta përndiqte ish bashkëshorten e tij.

Siç tregon Dorina para oficerit të Policisë Gjyqësore, ai e shqetësonte gjatë gjithë kohës, si në punë, ashtu edhe kur dilte me shoqërinë. Qëndronte i fshehur dhe duke i dalë përpara dhe për këtë shkak thotë ajo ka nisur proceduren për divorc që është dhënë nga Gjykata në 27 janar të vitit 2020. Dorina, gjithashtu ka treguar se Klodiani i shkonte në shtëpi thuajse çdo natë, duke e bezdisur e shantazhuar. Kjo situatë kishte shkaktuar stres dhe ankth edhe te vajza e tyre. Dhunë psikologjike sistematike, ndërsa fizike ka kulmuar pikërisht në ambientet e punës. Në datën 5 mars të vitit 2020, Duro ka shkuar në punën e saj, ku kanë nisur të debatojnë me tone të ashpra. Në debat e sipër, ai e ka kapur nga fyti duke e kërcënuar me jetë.

Për këtë ngjarje, Dorina shprehet se ekzistojnë edhe pamje filmike që janë vënë në dispozicion të policisë gjyqësore.

“Për sa i përket dhunës fizike ajo (Dorina) shton se në një rast me datë 5.3.2020, kur Klodiani ka shkuar në punën e saj dhe kanë nisur të debatojnë, në debat e sipër ai e ka kapur nga fyti duke e kërcënuar me jetë. Për këtë ngjarje, thotë e dëmtuara, ka edhe pamje filmike nga kamerat e sigurisë së punës të cilat i ka vendosur në dispozicion të policisë gjyqësore”, thuhet në fashikullin e vendimit të Gjykatës së Tiranës. Megjithatë, në dëshminë e tij, ai dha një tjetër version të ngjarjes që edhe e çoi në burg. Të martën e 24 marsit, Klodian Duro, i shqetësuar si gjithmonë për vajzën e tij në këtë kohë krize coronavirusi, ka marrë në telefon në shtëpinë e ish-bashkëshortes për të folur me vajzën e tij. Asnjë përgjigje.

Prej kohësh, ai kujdesej për vajzën, madje shpeshherë duke cuar ushqime në shtëpi, në po të njëjtën shtëpi që bashkëshortja pretendon se është dhunuar nga ish-futbollisti Duro.

Dhe menjëherë, nën frikën se dicka mund të ketë ndodhur, pa menduar dy herë për urdhërin e mbrojtes që kishte ishbashkëshortja për shkak të “përndjekjes” nga ishfutbollisti, ai është nisur drejt shtëpisë. Sipas pretendimit të Duros, ka ndjerë zëra brenda shtëpisë ku ishte edhe vajza e tij.

Duke pasur frikë për vajzën, i ka rënë derës së shtëpisë së ish-bashkëshortes. Ish-futollisti, në momentin që ka vënë re se dera nuk po hapej, ka lajmëruar policinë, e po njëlloj, policinë e ka lajmëruar edhe ish-bashkëshortja Dorina, për prezencën e Duros në derën e shtëpisë së vet. Në fakt, ligji favorizon Dorinën, meqënëse ka një udhër mbrojtje nga gjykata. Ajo ka hapur derën, dhe sipas pretendimit të futbollistit për avokatin e tij, ka filluar të bërtasë e ulërasë, edhe janë shtyrë.

Por Duro, mohon kategorikisht që këtë radhë, apo ndonjë radhë, të ketë ngritur dorën ndaj ishbashkëshortes së vet. Në komunitetin e futbollit, ky lajm, ka shkaktuar jo pak pështjellim në morinë e lajmeve që po përhapen për coronavirusin. Por duket se deklarata që Klodiani bëri në Big Brother la një shije të hidhur tek publiku, që e gjykoi shumë rëndë për këto deklarata. Duket se impaktin që fjalia e tij dha, e ka ndjerë edhe vetë sportisti.

Pas përjashtimit, ai ka reaguar me një postim në rrjete sociale duke thënë se ishte e gabuar. Duro i kërkon falje edhe publikut si dhe iu uron suksese konkurrentëve brenda.

“Unë, Klodian Duro, ju njoftoj që rrugëtimi im në ‘Big Brother’ VIP është ndërprerë sot. Shkak është bërë një deklaratë e gabuar, nisur si ironi, e tepërt tani që e shoh me ftohtësi dhe që i lë vend keqinterpretimit. Më vjen keq që nuk arrita dot të përcillja mesazhet e duhura te të cilat besoj vërtetë dhe do t’i dëshmoja gjatë qëndrimit në shtëpinë e ‘Big Brother’. Një ndjesë shumë e sinqertë i shkon publikut dhe u uroj suksese të gjithë banorëve!”, shkruante ish-futbollisti i Kombëtares sonë. (Panorama)

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Ishte duke luajtur, motori i parkuar zë poshtë 2-vjeçarin! Drejt Traumës në gjendje të rëndë

Korçë/ Ishte duke luajtur, motori i parkuar zë poshtë 2-vjeçarin! Drejt Traumës në gjendje të rëndë