Trajneri Ernest Gjoka ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i ekipit të Kamzës pas humbjes në shtëpi përballë Kastriotit me rezultatin 0-1, një rival direkt për mbijetesë. "Jam i zhgënjyer, nuk vazhdohet kështu, nuk kam mënyrë si t’i motivojë lojtarët" tha Gjoka pas ndeshjes. Ndërsa pas takimit me drejtuesit, klubi njoftoi zyrtarisht largimin e trajnerit nga Kamza. Gjoka është trajneri i tretë që largohet nga Kamza këtë edicion pas Bledar Devollit dhe Klodian Duros. Pas 22 ndeshjeve këtë edicion, Kamza ndodhet në vendin e fundit në renditje me vetëm 16 pikë.
Komento