Ernest Gjoka do të jetë trajneri i ri i Skënderbeut. Trajneri tiranas do të marrë vendin e Gvozdenovic, i cili u shkarkua nga klubi korçar në fundjavë pas humbjes me Laçin. Një rezultat që Skënderbeun e la në vendin e fundit bashkë me Bylisin, teksa të dy skuadrat kanë grumbulluar nga 13 pikë.
Gjoka aktualisht ndodhet në Korçë, ndërsa klubi nga momenti në moment do të bëjë zyrtar edhe njoftimin. Lajmi që Gjoka do të jetë trajneri i ri Skënderbeut është konfirmuar përmes burimeve nga Report TV.
Trajneri i ri pritet ti japë një shkundje ekipit me qëllimin për të reaguar sa më shpejt, pasi të enjten Skënderbeu pret në Korçë Tiranën.